Tahiri: Albin Kurti ka qenë, është dhe do të mbetet një politikan i përjashtuar nga rrjedhat e historisë

Tahiri: Albin Kurti ka qenë, është dhe do të mbetet një politikan i përjashtuar nga rrjedhat e historisë

Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me publikimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me një marrëveshje të presidentit Hashim Thaçit me  NATO-n gjatë kohës kur ai ishte kryeministër. Tahiri tha se Kurti ka qenë, është dhe do të mbetet politikan i përjashtuar nga rrjedhat e historisë e […]

Tahiri tha se Kurti ka qenë, është dhe do të mbetet politikan i përjashtuar nga rrjedhat e historisë e që sipas tij ky është sindromi që e kompleksen atë.

 

 

Sipas deputetit Tahiri sot u kuptua se çfarë rreziku është për shtetin dhe shoqërinë, kompleksi i tij.

Tutje ai tha se sot Kurti kontestoi hapur marrëdhënien me NATO-n, përmes saj me vetë Amerikën, transmeton Indeksonline.

Abelard Tahiri tha se sot Kurti sot ringjalli shpresat e armiqve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ka qenë, është dhe do të mbetet një politikan i përjashtuar nga rrjedhat e historisë. Ky është “sindromi” i tij që e komplekson. Por sot, u pa qartë se çfarë rreziku është për shtetin dhe shoqërinë tonë, kompleksi i tij. Luajti me ndjenjat e qytetarëve, duke prezantuar pseudo interpretime rreth marrëdhënieve që janë zhvilluar në kontekste të ndryshme kohore në mes institucioneve tona dhe trupave të NATO-s.

Në retorikën e tij delegjitimuese ndaj NATO-s, nuk pati guxim ta thotë hapur se është kundër orientimit tonë perëndimor, duke qenë i pavetëdijshëm apo tërësisht i vetëdijshëm e i kundërt me faktin se NATO është në radhë të parë vetë SHBA-ja.

SHBA-ja që i prinë NATO-s, është ajo në partneritet me të cilën fituam luftën, lirinë dhe pavarësinë. SHBA-ja është ajo që i prinë NATO-s, e cila, doktrinat kërcënuese ndaj demokracisë i ka vendosur në karantinë për dekada me radhë. SHBA-ja që i prinë NATO-s, ka qenë për 20 vite e është edhe sot e kësaj dite, një ndër garantuesit kryesor të sovranitetit tonë në raport me çdo palë tjetër.

Sot Albin Kurti, kontestoi hapur marrëdhënien tonë me NATO-n e përmes saj, me vetë SHBA-në.

I paaftë për të qeverisur, i paaftë për të marrë vendime për taksën e reciprocitetin, i paaftë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, ai sot u bë telall i karantinave që presin të shpërthejnë kundër NATO-s, e që ka kohë që kanë kërkuar një adresë që iu rri për shtat.

Njeriu që nuk e njohu as lirinë, as pavarësinë, as shtet ndërtimin. Njeriu që nuk e njohu as flamurin, as deklaratën e pavarësisë, as shpalljen e saj. Njeriu që nuk e njohu as Kushtetutën e vendit, as ligjet e saj e as marrëveshjet e lidhura në referencë të saj. Njeriu që ishte telalli më i madh i regresit me të cilin përpiqej të na portretizonte Serbia jashtë vendit, e mohuesi më i madh i progresit për të cilin na mbështetën aleatët tanë.

Ky njeri i përjashtuar nga historia, sot si kryeministër, i ka bërë favorin më të madh e i ka ringjallur shpresat e armiqve të Kosovës.

Nëse dikush duhet të mbahet përgjegjës për shkelje të Kushtetutës, është pikërisht ky që se ka përfillur kushtetutën në asnjë hap e asnjë drejtim, e sot në emër të saj, po i bën dëmin më të madh raportit tonë me SHBA-në dhe NATO-n.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?