Si ta kuptoni që fëmija juaj ka rënë pre e bullizmit

Si ta kuptoni që fëmija juaj ka rënë pre e bullizmit

Në një artikull të Real Simple, ekspertët shpjegojnë disa nga shenjat që mund të jenë tregues se fëmija përballet me bullizmin: Fëmija nuk pëlqen më atë që pëlqente Kur fëmija humbet interesin ndaj lodrave, ushqimeve, aktiviteteve, pa të cilat më parë nuk ia bëntë dot, tregohuni të vëmendshëm. Ky rast mund të mos jetë 100% […]

Në një artikull të Real Simple, ekspertët shpjegojnë disa nga shenjat që mund të jenë tregues se fëmija përballet me bullizmin:

Fëmija nuk pëlqen më atë që pëlqente

Kur fëmija humbet interesin ndaj lodrave, ushqimeve, aktiviteteve, pa të cilat më parë nuk ia bëntë dot, tregohuni të vëmendshëm. Ky rast mund të mos jetë 100% shenjë e bullizmit, por duhet marrë në konsideratë. Thuajini që e keni vënë re që është i demoralizuar dhe kërkojini t’ju flasë për këtë.

“Pak trishtim është e zakontë. por kur ti fillon të kesh ndjesinë e mungesës së shpresës, mungesë të gëzimit dhe shkëndijave të jetës, kjo është diçka për t’u shqetësuar. Është diçka që duhet t’ju nxisë të kërkoni më thellë te fëmija juaj.… Mund të mos jetë arsyeja bullizmi, mund të jenë shumë të tjera. Nuk ka mënyrë për të zbuluar arsyen pa e pyetur.”, thonë ekspertët.

I fiksuari pas Instagramit, mbyll llogarinë

Drejtori i Cyberbullying Research Center, Justin Patchin, thotë se kur fëmijët nuk e përdorin më teknologjinë si më parë ose rrjetet sociale, atëherë mund të kemi një shenjë se ai është i prekur nga bullizmi virtual. Dikush që qëndron në Snapchat për orë të tëra, s’mund ta injorojë telefonin gjatë gjithë ditës.

Nis të ketë shumë dhembje koke ose dhembje stomaku

Stresi i bullizmit mund t’i bëjë fëmijët të mos ndihen mirë fizikisht dhe dhembjet e kokës dhe stomakut, janë ankesat e zakonshme, thotë Jan Urbanski, drejtore e programit Safe and Humane Schools në Clemson University.

“Kontrolloni nëse ndodh gjithmonë në orën e matematikës, ose në kurs” , thotë ajo. “Kontrolloni nëse ndodh në atë mjedis të veçantë”.

Fëmijët që keqtrajtohen nga bashkëmoshatarët, mund të ndodhë që të shtiren si të sëmurë për të shmangur sutata ku ata mund të “bullohen”.

Grindet dhe nuk flet me miqtë

Zënkat janë normale, fëmijët ndërrojnë shpesh miqësi. Por lind pyetja: Cilat janë shkaqet? Prandaj duhet biseduar me ta, në mënyrë që të kuptoni shkakun e vërtetë.

“Do ketë disa ndryshime në shoqëri gjatë adoleshencës” , thonë ekspertët. “Kjo është normale, por bisedo me fëmijët për të kuptuar nëse ka qenë thjesht një ftohje, ka pasur një konflikt tipik të kësaj moshe, apo ka diçka më serioze”.

Ai nuk do të shkojë në shkollë ose në stërvitje

Nëse fëmija heq dorë nga aktivitetet jashtëshkollore, shkon vonë në shkollë, lë orë ose dëshiron t’i lërë, ai mund të jetë një viktimë bullizmi.

Nuk i pëlqen vetja

Bullizmi mund të ulë vetëvlerësimin. Viktimat shkojnë deri aty sa besojnë se problemi qëndron tek ata.

Nga viktimë kthehet në “agresor”

Mund të duket si jologjike, por disa viktima përfundojnë duke u sjellë keq me fëmijë të tjerë.

“Si një përgjigje për bullizmin që pësojnë, ata mund të zgjedhin të bëhen bullistë për një tjetër”, thonë ekspertët.

Nëse kuptoni që fëmija juaj po persekuton një shok klase ose mik, ai duhet të marrë përgjegjësitë, por gjithashtu pyete nëse edhe ai sulmohet apo është sulmuar në të shkuarën. Ato probleme të hershme shpesh mund të anashkalohen.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar