Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

Për të arritur sukses, gjumi është vital. Dhe nëse jeni studentë, të qëndruarit deri vonë për të mësuar për një test nuk do ju ndihmojë të merrni atë notë të mirë. Por, filloni shprehinë e orarit të rregullt të gjumit. Një studim i fundit nga Sleep Health Institute në Spitalin Brigham and Women’s i publikuar […]

Një studim i fundit nga Sleep Health Institute në Spitalin Brigham and Women’s i publikuar në Scientific Reports zbuloi se studentët të cilët fjetën dhe u zgjuan në kohë të përputhshme çdo ditë performuan më mirë në mësim se sa studentët të cilët kishin orare të çrregullta të gjumit. Duke studiuar 61 studentë me orar të plotë në Universitetin Harvard të cilët mbajtën ditarë të gjumit për 30 ditë, studiuesit zbuluan marrëdhëniet në mes gjatësisë së gjumit, kategorizimin e gjumit gjatë ditës dhe performancën akademike gjatë një semestri.

Duke vlerësuar rregullsinë e gjumit të studentëve nga 0 në 100, studiuesit kategorizuan studentët në dy grupe: të rregullt dhe të çrregullt. Ata të rregulltit patën nota më të larta ndërsa të çrregulltit më të ulëta. Pa dyshim, oraret e paparashikueshme të gjumit ishin të dëmshme për notat e studentëve. Në fakt, çdo rënie 10 pikëshe kishte domethënien e rënies 0.10 në mesataren e notës.

Studimi zbuloi se ata të çrregulltit kishin një vonesë në lirimin e melatoninës, hormoni i cili tregon gjumin. Melatonina ndihmon rregullimin e ritmit të gjumit të një personi i cili vendos se kur një person fle dhe zgjohet. Për ata me orare të çrregullta, studiuesit zbuluan tri orë vonesë në lirimin e melatoninës, dhe në fund duke shtyer ritmin e tyre të gjumit.

‘’Ne zbuluam se ora e trupit u shtye pothuajse tri orë më vonë në studentët të cilët kishin orare të çrregullta, krahasuar me ata të cilët fjetën në të njëjtën kohë çdo natë’’, tha Dr. Charles Czeisler, drejtori i Sleep Health Institute në Spitalin Brigham and Women’s.

‘’Për studentët gjumi dhe zgjimi i të cilëve nuk ishte në përputhje, orët dhe provimet të cilat ishin caktuar për orën 9 në mëngjes, po ndodhnin në 6 të mëngjesit, sipas orës së tyre trupore, një kohë kur performanca e tyre është e dobët’’, shpjegoi Czeisler.

Dhe përderisa ne shpesh lidhim mungesën e gjumit me performancë dhe produktivitet të dobët, studimi zbuloi se notat u ndikuan nga përputhja e një personi kur fle dhe kur zgjohet.

‘’Në mënyrë ironike, ata nuk kursyen kohë sepse në fund ata fjetën njësoj sikur ata me orar të rregullt’’, përfundoi Czeisler.

 

 

 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar