Shtohet presioni për taksën, LVV e LDK me qëndrime të kundërta

Shtohet presioni për taksën, LVV e LDK me qëndrime të kundërta

Dy partitë në pushtet, LVV-ja e LDK-ja, po vazhdojnë të mos e kenë një qëndrim të përbashkët rreth çështjes së taksës. Derisa kryeministri Kurti ka thënë se s’duhet të ketë nguti për heqjen e taksës, nga LDK-ja kanë kërkuar që tarifa të hiqet sa më shpejt. Ky mosdakordim i partnerëve qeverisës rreth taksës dhe reciprocitetit […]

Dy partitë në pushtet, LVV-ja e LDK-ja, po vazhdojnë të mos e kenë një qëndrim të përbashkët rreth çështjes së taksës.

Derisa kryeministri Kurti ka thënë se s’duhet të ketë nguti për heqjen e taksës, nga LDK-ja kanë kërkuar që tarifa të hiqet sa më shpejt.

Ky mosdakordim i partnerëve qeverisës rreth taksës dhe reciprocitetit sipas njohësve të çështjeve politike mund t’u kushtojë atyre me jetëshkurtësi të Qeverisë, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse janë pajtuar të bashkëqeverisin, dy partitë më të mëdha në Kosovë, LVV-ja dhe LDK-ja, ende nuk kanë një qëndrim të përbashkët rreth taksës 100%, të vendosur ndaj produkteve serbe para më shumë se një viti.

Derisa kryeministri aktual Albin Kurti ka thënë se nuk do të ngutet për ta hequr taksën pa pasur fillimisht një elaborim nga Ministria e Ekonomisë rreth kësaj çështjeje, zëvendëskryeministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka konsideruar se taksa duhet të hiqet sa më shpejt, pasi Kosova e ka kohën e limituar për proceset e mëdha.

Në anën tjetër, SHBA-ja po vazhdon ta kundërshtojnë idenë e Kurtit për reciprocitet ndonëse shefi i ekzekutivit po këmbëngul se një gjë e tillë është në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndërkohë njohësit e çështjeve politike e shohin problematik mosdakordimin mes dy partive në pushtet për çështjen e tarifës 100%.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?