Shpend Ahmeti dëshiron të futet në Kuvend: I bën opozitë opozitës dhe kapet me komentuesit

Duket se demokracia direkte me zhvillimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale po jetësohet si ëndërr e moçme e anarkistëve dhe grupeve të majta politike. Së fundi, Shpend Ahmeti ka kritikuar partitë opozitare për fjalimet e tyre kundër koalicionit të ri qeverisës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së e që pritet të votohet pas disa orësh diskutimesh të […]
Një numër i madh deputetësh të zgjedhur nga opozita e re e përbërë prej PDK-së, AAK-së, Nismës SocialDemokrate dhe AKR-së dolën në foltore të Kuvendit dhe kryesisht ia përmendën Kurtit qëndrimet e tij që i kishte shkelur në muajt e fundit derisa po bëhej gati të merrte pushtetin.
Ishte vetëm ish ministri i Financave, z.Bedri Hamza, ai i cili përmendi pjesën ekonomike të programit duke thënë se “as buxheti prej 3 miliardë eurosh nuk do të mund të realizonte premtimet që i bëri Kurti”.

Ndër tjerash, z.Kurti premtoi se do të rriste numrin e inspektorëve të punës në 400, do të subvenciononte punëtorët në sektorin privat, do të mbyllte AKP-në, e të tjera si këto, shkruan Periskopi.
Por, duket se opozitarizmi i opozitës parlamentare nuk ka kënaqur opozitarin që nuk mbërriti të bëhej pjesë e Kuvendit në kuadër të koalicionit AAK-PSD, z.Shpend Ahmeti.
Ahmeti që u dorëheq nga pozita e kryetarit të PSD-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit, i cilësoi fjalimet e opozitës si to dobëta “përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës.” Për të tjerat ai tha se po dukeshin inate dhe siklet.
Ai është kapur edhe me një komentues i cili i kërkoi shpjegim se pse kishte qenë pjesë e koalicionit me AAK-në meqë i konsideronte të dobët. Ahmeti u përgjigj se këtë e kishte bërë për shkak të koalicionit Kosovë-Serbi.
Ai më tej ka shtuar se Kuvendi kishte nevojë për opozitë përmbajtësore.
Kujtojmë se PSD-ja ishte pjesë e Legjislaturës së VI me dymbëdhjetë deputetë.












