Shpallen gjashtë fituesit e garës Youth For Kosovo Changemakers

Shpallen gjashtë fituesit e garës Youth For Kosovo Changemakers

Në kuadër të projektit ‘Youth For Kosovo’, janë shpallur gjashtë të rinjë fitues të garës Youth For Kosovo Changemakers, , tri prej të cilëve ishin në kategorinë e videos dhe tri në atë të fotografisë. Ky projekt  ka për qëllim të angazhojë të rinjtë që të punojnë së bashku dhe të bëhen ndryshues në komunitetet […]

Ky projekt  ka për qëllim të angazhojë të rinjtë që të punojnë së bashku dhe të bëhen ndryshues në komunitetet e tyre.

Ja komunikata e plotë:

“Youth For Kosovo” është një projekt i përbashkët i UNDP-UNV, UNICEF dhe UN Ëomen, që ka për qëllim të angazhojë të rinjtë që të punojnë së bashku dhe të bëhen ndryshues në komunitetet e tyre. Në kuadër të këtij projekti është organizuar gara Youth For Kosovo Changemakers nga data 20 Janar deri më 7 Shkurt 2020, përmes së cilës janë ftuar të rinjtë anembanë Kosovës të ndajnë storiet e kontribuimit të tyre për të mirën e komunitetit.

Dje, “Youth For Kosovo” ka publikuar gjashtë emrat e fituesve të garës, tri prej të cilëve ishin në kategorinë e videos dhe tri në atë të fotografisë. Në mesin e garuesve përmes videos, vendin e parë e fitoi Fiona Meqa (499 pëlqime), vendin e dytë e fitoi Rudina Zeqiri (381 pëlqime) dhe vendin e tretë e fitoi Alma Topalli (193 pëlqime). Këto vajza kanë treguar për angazhimet e tyre për njohjen e trashëgimisë kulturore, përmirësimin e ambienteve shkollore për të rinjtë në Fushë Kosovë, si dhe për aktivitetet me fëmijë në repartin pediatrik në SHSKUK.

Përpos kësaj, fituesit e garës Youth For Kosovo Changemakers në kategorinë e fotografisë, kanë treguar në mënyrë kreative kontributin e tyre për ngritjen e vetëdijes ndaj kujdesit mjedisor në hapësirat e përbashkëta, si dhe për integrimin e artit si metodë e përmirësimit të hapësirave spitalore për fëmijë. Vendin e parë e fitoi Ledi Gjini (332 pëlqime), vendin e dytë e fitoi Ermona Leskovci (181 pëlqime) dhe vendin e tretë e fitoi Marija Tomasevic (69 pëlqime).

Kjo ka qenë një fushatë interesante që u ka mundësuar të rinjve të dëshmojnë angazhimin e tyre karshi bashkëmoshatarëve në lagje, në qytet, pjesë urbane apo rurale, e që ndikon në përmirësimin e të ardhmes së tyre. Në këtë mënyrë, mund të identifikohen liderët e tashëm dhe të ardhshëm të cilët kanë potencial ta përforcojnë sinergjinë rinore, si dhe ta rrisin besimin e rinisë në institucionet publike.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?