Shokon ish mjeku i Trumpit: I fusja tinëz lulelakër patateve të presidentit dhe ia fshihja akulloret

Ish mjeku i Donald Trumpit ka thënë që ai i fuste tinëz lulelakër patateve të shtypura të presidentit dhe se kishte provuar që t’ia fshihte akulloret në përpjekjet për ta bërë që të humbte peshë. Dr.Ronny Jackson ishte këshilltar mjekësor i z.Trump, dhe kishte shpresuar që ta ndihmonte presidentin të humbte kilogramë në vitin 2018, […]

Dr.Ronny Jackson ishte këshilltar mjekësor i z.Trump, dhe kishte shpresuar që ta ndihmonte presidentin të humbte kilogramë në vitin 2018, dhe po ashtu ishte munduar që ta bënte që ai të ushtronte me bicikletë në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, përpjekjet e tij shkuan huq pasi z.Trump i shtoi katër kilogramë, duke e vendosur atë në kategorinë e obezëve, pas ekzaminimeve të fundit mjekësore në shkurtin e vitit 2019, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

“Stafi i ushtrimeve kurrë nuk u angazhua nga presidenti aq sa doja unë,” tha ai në një intervistë për The New York Times.

“Por, ne vazhduam punën në dietën e tij. Ne ia fshihnim akulloret, dhe i vendosnim lulelakër në patatet e shtypura [puret].”

Z.Jackson u bë i njohur në janarin e vitit 2018 kur kishte folur për shëndetin e mirë të presidentit përkundër dashurisë së madhe të tij për ushqimet e shpejta [fast food].

“Unë i kam thënë presidentit që nëse ai do të kishte një dietë më të shëndetshme për 20 vitet e ardhshme, ai ndoshta do të jetonte 200 vjet,” – tha ai./Periskopi

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik