Shkencëtarët izraelitë bëjnë eksperimentin e rrallë për luftimin e kancerit

Shkencëtarët izraelitë bëjnë eksperimentin e rrallë për luftimin e kancerit

Lufta ndaj kancerit është një luftë e hapur dhe shumëvjeçare për shkencëtarët. Së fundmi disa studiues në Izrael po zhvillojnë kërkimet për të shëruar kancerin, ku sipas disa hulumtimeve në Fakultetin e Mjekësisë “Sackler” të Universiteti të Tel Avivit, është arritur edhe në disa konkluzione. Ata zhvilluan një eksperiment të bazuar mbi përdorimin e medikamenteve […]

Lufta ndaj kancerit është një luftë e hapur dhe shumëvjeçare për shkencëtarët. Së fundmi disa studiues në Izrael po zhvillojnë kërkimet për të shëruar kancerin, ku sipas disa hulumtimeve në Fakultetin e Mjekësisë “Sackler” të Universiteti të Tel Avivit, është arritur edhe në disa konkluzione.

Ata zhvilluan një eksperiment të bazuar mbi përdorimin e medikamenteve vetëm mbi indet e sëmura, duke përdorur grimca drite dhe ari, të cilat mund të përdoren për të bërë më të efektshme trajtimet e kancerit.

Studiuesit kryesisht kanë për qëllim luftimin e kancerit të kokës dhe qafës apo ato që prekin gojën, hundën, fytin dhe kryesisht shkaktohen nga përdorimi i alkoolit dhe duhanit.

“Një nga problemet kryesore në trajtimin e këtyre tumoreve është rezistenca e tyre ndaj radioterapisë tradicionale. Rreth 40% e pacientëve vdesin, madje edhe pas marrjes së trajtimit agresiv”, tha për gazetën “Times of Israel”, Aron Popovtzer, profesor i onkologjisë në Fakultetin Mjekësor “Sackler”, i cili udhëhoqi studimin.

Qëllimi kryesor i studimit është të zhvillojë një mënyrë për të kapërcyer këtë rezistencë duke rritur sasinë e rrezatimit që mund të absorbohet nga tumori.

“Nga studimet e mëparshme ne e dinim se ari ndihmon në rritjen e intensitetit të rrezatimit të absorbuar nga tumoret. Por nëse futni grimca ari në një person, ai mund të shkojë kudo. Zgjidhja ishte që ari të depozitohej drejtpërdrejt në tumore”, i tha “Times of Israel”, profesor Popovtzer.

Hulumtuesit pastaj u përpoqën të lidhnin grimca të vogla të ari – nanogrimcat që mund të blihen komercialisht – tek një ilaç që zakonisht përdoret për të trajtuar tumoret, cetuximab.

Ndërsa ilaçi synon tumoret, duke i zvogëluar ato, ai gjithashtu depoziton mbetje ari në tumor. Testi fillimisht është kryer tek minjtë ndërsa arritën në konkluzione pozitive duke vërejtur  se prania e arit në tumor përmirëson efektin e rrezatimit dhe gjithashtu nuk është gjetur ndonjë efekt negativ nga përdorimi i arit në mëlçi ose veshka.

Ekipi i studiuesve tani po planifikon të përdorë rezultatet e mira të fituara me eksperimentimin njerëzor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?