Selimi: Nuk e dimë kur hiqet taksa, reciprocitetin e kemi në marrëveshje me LDK-në

Selimi: Nuk e dimë kur hiqet taksa, reciprocitetin e kemi në marrëveshje me LDK-në

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një bisedë për Express thotë se nuk ka një datë të saktë se kur mund të hiqet tarifa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Derisa, shton se LVV-ja, këtë qëndrim e kishin pasur qysh në vitin 2011-të. “Nuk kemi ndonjë datë të saktë, nuk dua të ju referohem […]

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një bisedë për Express thotë se nuk ka një datë të saktë se kur mund të hiqet tarifa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Derisa, shton se LVV-ja, këtë qëndrim e kishin pasur qysh në vitin 2011-të.

“Nuk kemi ndonjë datë të saktë, nuk dua të ju referohem si heqje e taksës, para se t’i referohem si zëvendësim i taksës me masë të reciprocitetit ndaj Serbisë. Ky qëndrim nuk është i ri i Lëvizjes Vetëvendosje por ky është qëndrim që nga viti 2011, që nga koha kur ne kemi protestuar në Merdare dhe në Dhe të Bardhë por edhe në Kuvend. Prej atëherë e deri sot e kemi të njëjtin qëndrim karshi kësaj çështje, që kërkojmë masa reciprociteti tregtare ekonomike dhe po ashtu politike me Serbinë”, thotë ai.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës megjithatë janë duke insistuar se reciprociteti i plotë duhet të bëhet vetëm në koordinim me SHBA-në, e BE-në. Amerika tashmë ka dalë kundër kësaj mase, derisa, në Bashkim Evropian nuk kanë ende ndonjë qëndrim të qartë.

Selimi ka folur për atë se sa do të ndikonte kjo në marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët e se a janë unik partnerët e koalicionit që reciprociteti të aplikohet.

“Këto që unë po flas janë në kuadër të marrëveshjes për koalicion. Unë po ju referohem harmonizimit të programit mes partnerëve ku ka pasur një dakordancë për të gjitha temat, përfshirë edhe për këtë”, shton ai.

Kreu i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se reciprociteti është niveli më i lartë i besimit, vlerë që është mësuar nga Shtetet e Bashkuara.

“Reciprocitetin e shohim si niveli më i lartë i besimit reciprok dhe i raporteve reciproke, dhe këtë vlerë si shumë vlera të tjera i kemi mësuar pikërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë, teksa është shprehur se para vendosjes së masës do të ketë koordinim të plotë me SHBA-në,

“Nuk e di saktësisht, kur është agjenda po gjithsesi ne do të koordinohemi në mënyrë të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?