Selimi i uron pozitën Kurtit, i jep dhuratë flamurin e UÇK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë një veprim simbolik, shkruan Periskopi. Pas akomodimit të z. Kurtit në Zyrën e Kryeministrit, Selimi ka vendosur t’ia dhurojë flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Përmes një postimi në Twitter, Selimi, ka publikuar dhuratën që ia kanë dhënë kryeministrit, Albin Kurti duke e uruar për pozitën […]
Pas akomodimit të z. Kurtit në Zyrën e Kryeministrit, Selimi ka vendosur t’ia dhurojë flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në Twitter, Selimi, ka publikuar dhuratën që ia kanë dhënë kryeministrit, Albin Kurti duke e uruar për pozitën e re.
“Urime Kryeministër! Me faqe t’bardhë drejt fitoreve të reja!”, ka shkruar ai./Periskopi/













