Samiti në Londër: Kurti pranë Bërnabiq

Samiti në Londër: Kurti pranë Bërnabiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai atje është fotografuar krahas homologes së tij serbe, Ana Brnabic. Fotografinë e dyshes e ka publikuar gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili është shprehur i entuziazmuar se çfarë do […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai atje është fotografuar krahas homologes së tij serbe, Ana Brnabic.

Fotografinë e dyshes e ka publikuar gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili është shprehur i entuziazmuar se çfarë do të ndodhë nga ky takim.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.

Brnabic nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?