Sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në Zvicër?

Sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në Zvicër?

Në fund të vitit 2019 në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj  në Zvicër. Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova Në vitin 2019, emigracioni në Zvicër ka qenë pa ndonjë ndryshim të theksuar në krahasim me […]

Në fund të vitit 2019 në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj  në Zvicër. Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova

Në vitin 2019, emigracioni në Zvicër ka qenë pa ndonjë ndryshim të theksuar në krahasim me vitin 2018 (+ 0.3%). Me  5,000 veta, edhe bilanci i migracionit ka qenë gjithashtu afërsisht në nivelin e një viti më parë (+ 0,5%). Imigracioni i shtetasve të BE / EFTA është rritur për 1.3 për qind, ndërsa ai i shtetasve të vendeve të treta është ulur për 1.8 për qind. Në fund të dhjetorit 2019, në Zvicër jetonin 2 milionë e 111 412 të huaj, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale për Statistikë (BFS).

Në vitin 2019, në Zvicër kishin migruar 140 554 persona, 467 persona më shumë se në një vit më parë (+ 0.3%). Prej tyre, 97 556 njerëz (+1264) kanë emigruar nga shtetet e BE-së ose EFTA-s, ndërsa 42 998 persona (-797) nga vendet e treta, shrkuan albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, 79 973 shtetas të huaj janë larguar nga Zvicra. Si rezultat, emigracioni është ulur për 1 për qind në krahasim me një vit më parë.

Bilanci i migrimit të popullatës së përhershme të huaj ka qenë 55,017 njerëz. Kjo korrespondon me një rritje prej gjithsej 254 personash (+ 0.5%) në krahasim me fundin e dhjetorit të vitit 2018. Bilanci i migracionit sa u përket vendeve anëtare të BE-së dhe EFTA-s ishte 31.965 njerëz (+1085; + 3.5%). Kjo rritje është shënuar kryesisht për shkak të lejeve për punëtorët nga Rumania dhe Bullgaria, shkruan albinfo.ch duke iu rerefruar komunikatës së përmendur. Shtetasit e këtyre dy vendeve të BE-së kanë gëzuar lirinë e plotë të lëvizjes vetëm duke filluar nga 1 qershori i vitit 2019. Ndërkohë, bilanci i migracionit për shtetasit e vendeve të treta ka rënë për 3.5 për qind.

Arsye kryesore e emigracionit, si për qëndrimet e shkurtra ashtu dhe për ato afatgjata, mbetet punësimi në Zvicër. Rreth 78 për qind e të huajve kanë emigruar në Zvicër nga BE / EFTA për të punuar: 23 për qind në sektorin e këshillimit dhe teknologjisë së informacionit, 22 për qind në degën e hotelerisë e turizmit dhe 15 për qind në sektorin industrial dhe ndërtim. Numri i punëtorëve të huaj është rritur për 1.9 për qind krahasuar me fundin e vitit 2018.

Në vitin 2019, ribashkimi familjar zinte 29 për qind të rasteve të imigracionit për qëndrime afatgjata, shkruan albinfo.ch. Në Zvicër, për qëllim bashkimi të familjes, kanë migruar 40.197 të huaj, 20 për qind e të cilëve ishin familjarë të një shtetasi zviceran.

Në fund të dhjetorit 2019, në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj  në Zvicër. Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova. Një vit më parë, numri i shtetasve të Kosovës në Zvicër kishte qenë  113 mijë e 482 ose 5.4 për qind e numrit të  huajve, shkruan albinfo.ch. Po këtë përqindje, (5.4%) sipas Zyrës Federale për Statistikë kosovarët e arrijnë edhe në fund të vitit 2019. Rritja e numrit të shtetasve të Kosovës gjatë një viti rezulton të ketë qenë për gjithsej rreth 300 veta.

Statistika e përmendur thotë se në fund të vitit 2019 në Zvicër jetonin mbi 67 mijë shtetas të Maqedonisë, që përbënin 3.2 % të të gjithë të huajve. Siç dihet, shumica e madhe e tyre janë me etni shqiptare. Por, ashtu si dhe në rastin e shtetasve të Kosovës, statistikat zyrtare të Zvicrës nuk i referohen etnisë por përkatësisë shtetërore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?