Rreziku nga Coronavirusi, nxënësit në “Faik Konicë” mësojnë me maska

Nxënës të klasës së pestë të shkollës fillore “Faik Konika”, në Prishtinë, orët e mësimit i kanë mbajtur me maska. Edhe dezinfektimi i duarve, e kanë bërë një nga një. Të gjitha këto masa mbrojtëse po bëhen për shkak të rrezikut të mundshëm nga virusi kinez, i cili deri më tani ka marrë mbi 2700 […]
Nxënës të klasës së pestë të shkollës fillore “Faik Konika”, në Prishtinë, orët e mësimit i kanë mbajtur me maska. Edhe dezinfektimi i duarve, e kanë bërë një nga një.
Të gjitha këto masa mbrojtëse po bëhen për shkak të rrezikut të mundshëm nga virusi kinez, i cili deri më tani ka marrë mbi 2700 jetë njerëzish.
Për këtë, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat në vend i është kushtuar rrezikut dhe masave mbrojtëse për Coronavirusin.
Mësuesja e kësaj klase Shpresa Gecaj, për të mos shkaktuar panik te nxënësit, fillimisht u foli si duhet të mbrohen nga gripi e më pas mbajti ligjëratë për virusin kinez.
Por, këto informacione rreth Coronavirusit, për rrezikun, simptomat e masat mbrojtëse, nuk patën mundësi t’i dëgjojnë 10 nxënësit, të cilët ka disa ditë që mungojnë si shkak i gripit sezonal.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), kanë shpërndarë nëpër shkolla materiale vetëdijësuese rreth Coronavirusit













