Rrëfehet kosovari që jeton në Itali: Disa bashkëatdhetarë janë nisur për në Kosovë nga paniku

Rrëfehet kosovari që jeton në Itali: Disa bashkëatdhetarë janë nisur për në Kosovë nga paniku

Viktima e 11 nga koronavirusi në Itali, u regjistrua në qytetin Treviso, qytet ky ku jeton edhe i riu nga Mitriovica Sh.Th (emër i njohur për redaksinë), i cili në një intervistë ekskluzive për Periskopin ka rrëfyer jetën pas përhapjes së virusit vdekjeprurës. Sh.Th ka thënë se është duke vazhduar jetën si çdo ditë tjetër […]

Sh.Th ka thënë se është duke vazhduar jetën si çdo ditë tjetër para përhapjes së Koronavirusit.

“Jeta ime nuk ka ndryshu kurrgjo. Në 7:00 zgjohem, në 18:00 kthehem në ship”, ka thënë ai.

Kosovari që jeton në qytetin Treviso të Italisë thotë se nuk janë të izoluar totalisht por vetëm kanë evituar qendrat tregtare dhe vendet ku ka turma të njerzëve.

“Krejt cka ka ndryshu te une dhe familja ime eshte evitimi i turmave, qendrave tregtare, gjerave pa te cilat mundesh me ia dal. Amo prape cdo dite marrim buke ne supermarket, e keshtu. Nuk jemi komplet te izolum. Vetem dy qytete jane komplet te izolume, por une nuk jetoj ne ato dy qyteza te vogla”, u shpreh ai.

Ai ka thënë se nuk ka informacione nëse ka shqiptarë të prekur nga ky virus, por tregoi se disa kosovarë kanë marrë rrugë për Kosovë nga frika e infektimit me Koronavirsu.

Sipas tij nuk ka qenë i nevojshëm kontakti me Ambasadën e Kosovës në Itali sepse siç thotë ai po ndjekin udhëzimet e shtetit Italian

“Nuk kemi pase nevoje me kontaktu ambasaden e Kosoves. Jam ketu me rezidence qe 14 vjet. Jemi duke i ndjeke udhezimet e shtetit italian. Nuk e di a ka shqiptare te prekur. Sinqerisht nuk e di. Uroj qe s’ka. Por, njoh shtetas kosovar qe eshte kthy ne Kosove nga frika. Ama, njerezit po e vazhdojne jeten si rendom, me avazin pune – shtepi, vecse ne kohen e lire po i limitojne disa dalje, si ne pika turistike, qendra te medha tregtare e keshtu me radhe”, ka thënë ai për Periskopin.

Po ashtu ai ka terguar se deri më 1 mars, objektet fetare, shkollat, universitet, muzet, kinemat dhe aktivitetet sportive do të jenë të mbyllura përshkak të masave parandaluese.

Gjithashtu, mitrovicasi që jeton që 12 vjet në Itali thotë se tek njerëzit mbizotron frikë dhe siç thotë ai ‘unë e shoh më shumë psikozë sesa një dëm që njëmend e rrezikon seriozisht shendetin e njeriun’.

Ai gjithashtu ka një mesazh për institucionet kosovare.

“Mesazhi im kish me qene per institucionet kosovare ne pergjithesi, qe ta rrisin seriozitetin ne informimin per kete virus, se si duhet te sillemi, cfare duhet te bejne e cfare jo qytetaret”, ka thënë ai.

Kutjojmë që në Itali është shënuar viktima e 11 nga Koronavirusi.

Ndryshe deri më tani në Kosovë janë paraqitur 6 raste të dyshmita më Koronavirus, por që të gjitha këto raste kanë dalur me rezultat negative./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?