Reshitaj e AAK’së: Me heqjen e taksës Kosova kthehet sërish në pikën zero

Albena Reshitaj nga AAK’ja, heqjen e taksës nga Qeveria Kurti po e sheh si lojë politike dhe se me heqjen e taksës Kosova kthehet sërish në pikën zero. “Këto propagandime po ndodhi si rezultat i disa lojrave politike që nuk do të mund t’i mbajë asnjëri”, ka thënë ajo në RTV D, trasmeton Periskopi. Ajo […]
“Këto propagandime po ndodhi si rezultat i disa lojrave politike që nuk do të mund t’i mbajë asnjëri”, ka thënë ajo në RTV D, trasmeton Periskopi.
Ajo ka thënë se qytetaret që kanë votuar LVV dhe LDK do të dëshpërohem
“Nëse është shkuar në zgjedhje qe do të ketë reciprocitet dhe është fituar një besim i qytetarëve të Kosovës mbi këtë premtim do të jetë një zhgënjim fondamental për koalicionin VV-LDK”, ka thënë ajo.
Reshitaj po ashtu ka thënë është për keqardhje qe po propagandohet kaq shumë për heqjen e taksës.
“Ndërsa taksa propagandohet kaq shumë që të hiqet menjëherë është për keqardhje, tregon se mosunifkimi i ka dhanë mundësi faktorit ndërkombëtar të kërkoj heqjen e taksës dhe të mos diskutohet për reciprocitetin”, u shpreh ajo./Periskopi/












