Reka-ambasadorit Italian: Po mbahemi të mbyllur si në një ishull të Shengenit

Reka-ambasadorit Italian: Po mbahemi të mbyllur si në një ishull të Shengenit

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin u bisedua për procesin integrues të Kosovës në BE Fillimisht, Ministri Reka i shprehu ngushëllime Ambasadorit Orlando për viktimat e fundit nga Korona virusi në Itali dhe i shprehi përkrahje morale për këto ditë të vështira […]

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin u bisedua për procesin integrues të Kosovës në BE

Fillimisht, Ministri Reka i shprehu ngushëllime Ambasadorit Orlando për viktimat e fundit nga Korona virusi në Itali dhe i shprehi përkrahje morale për këto ditë të vështira nëpër të cilat është duke kaluar Italia nga kjo sëmundje.

Më tej, në takim u bisedua për procesin integrues të Kosovës në BE. Siç rekomandoi ministri Reka është e pakuptueshme që edhe më tutje qytetarët e Kosovës të mbahen të të mbyllur si në një ishull të Shengenit, pa pasur mundësinë për të qarkulluar lirshëm dhe pa regjim të vizave në Evropë.

Gjithashtu, ministri Reka kërkoi që të jetë zëri i Kosovës edhe tek pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën sepse siç tha, është e pakuptueshme që një organizatë multil aterale siç është BE-ja të ndërmerr vendime unilaterale.

“Kjo çështje është ngritur sidomos për arsyen se e dëmton jo vetëm procesin integrues por edhe në përgjithësi procesin e njohjeve të tjera ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

Ministri Reka kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Italisë edhe në procesin e përgjithshëm integrues, përfshirë këtu edhe çështjen e përgatitjes për aplikim të Kosovës për statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Ambasadori Orlando njoftoi ministrin Reka për masat e gjera të marra të tashmë në Itali për të penguar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë kontrollin dhe identifikimin e plotë të disa zonave potencialisht të prekura dhe të individëve, pezullimin e tubimeve publike dhe forcimin e monitorimit mjekësor të kufirit në pikat e kalimit.

Ambasadori Orlando konfirmoi mbështetjen e Italisë për aspiratën e integrimit evropian të Kosovës. Ai rikonfirmoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj dhe partneritetin e Italisë për përparimin e mëtutjeshëm të Kosovës në Agjendën Evropiane të Reformës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?