Reçica për koalicionin VV-LDK: Nuk e kanë qëllimin të qeverisin por të gllabërojnë shtetin

Reçica për koalicionin VV-LDK: Nuk e kanë qëllimin të qeverisin por të gllabërojnë shtetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reçica, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës në seancën për votimin e qeverisë e ka kritikuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti. Reçica tha se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij qysh në fillim janë lodhur nga marrja e përgjegjësive. Sipas tij Albin Kurti ka […]

Reçica tha se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij qysh në fillim janë lodhur nga marrja e përgjegjësive.

Sipas tij Albin Kurti ka folur ndryshe dhe ka vepruar ndryshe në aktivitetin e tij politik gjatë kësaj dekade.

“Albin shpejtë keni nis me u lodhë, se të ikën ushtarët. Kandidati për kryeministër Albin Kurti, në ekspozenë 20 minutëshe tha diçka që se kemi dëgjuar më parë. Kujt t’i besojmë Albin Kurtit që foli këtu, apo Albin Kurtit që ka vepruar për 10 vjet këtu. Kjo është shumë me rëndësi jo për hirë të qeverisë, jo për hir të Albin Kurtit por për hir të së ardhmës. VV dhe LDK, pas 6 tetorit kanë zhagitur “- tha Reçica.

Deputeti i PDK-së shtoi se Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e kanë për qëllim qeverisjen por gllabërimin e shtetit.

“Ata po bëjnë gllabërimin dhe zënien e posteve. Këto dy parti nuk kanë për qëllim të qeverisin shtetin, por të gllabërojnë sa më shumë shtetin. Këto dy parti nuk mund të garantojnë përmbylljen e shtetësisë së Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e sovranitetin. E keni mashtruar diasporën duke kërkuar të iu votojnë kinse ju do t’i përkrahni. “- shtoi ai.

Sipas tij lideri i LVV-së nuk zgjedh metoda për të ardhur në pushtet.

“Albin Kurti nuk ka zgjedh metoda për të ardhur në pushtet.Albin Kurti për të ardhur në pushtet është në gjendje të ndryshojë çdo gjë. Gjithë veprimtaria e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje lidhet me papërgjegjësi, linçim, sulm ndaj institucioneve shtetërore, krijim të organizatave kriminale siç është Syri i Popullit, deri më eliminim “- tha Reçica.

Elmi Reçica tha se Partia Demokratike do të qëndrojë gjithmonë krah qytetarëve.

“Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në krahë dhe në mbrojtje të shtetit të Kosovës, duke respektuar himnin dhe flamurin e Kosovës “- tha në fund Reçica.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?