Raportohet që zyrtari që u pagua 12,300 euro në muaj meritoi të paguhej edhe më shumë

Raportohet që zyrtari që u pagua 12,300 euro në muaj meritoi të paguhej edhe më shumë

Gazeta Koha ditë më parë raportoi se si një zyrtar i Telekomit të Kosovës me emrin Gazmend Nushi në shtatorin e vitit 2019 ishte paguar 12 mijë e 300 euro për punën e tij si ekspert ligjor. Z.Nushi mësohet që pagën standarde e kishte 2 mijë e 950 euro, por e cila rritej në varësi […]

Z.Nushi mësohet që pagën standarde e kishte 2 mijë e 950 euro, por e cila rritej në varësi të angazhimeve shtesë që duhej t’i kryente në shërbim të Telekomit të Kosovës. Kjo ndodh në çdo ndërmarrje publike e private në vend dhe jashtë vendit.

Sidoqoftë, raportimi i gazetës Koha me tona moraliste e demonizonte punën e tij dhe të punëtorëve të tjerë të Telekomit – vetëm për shkak të agjendës politike – duke mësyrë lidhjen e një gjëje të tillë me punësimet partiake që kishin ndodhur nga pushtetet e mëhershme.

Burime të Periskopit tregojnë se z.Nushi kishte qenë i angazhuar në ekspertiza ligjore në dy raste të rënda që lidhen me arbitrazhin. Madje, këto burime nga Telekomi bëjnë të ditur që z.Nushi kishte merituar të paguhej edhe më shumë se sa që ishte paguar.

Pagën e tij e kishte arsyetuar madje edhe Telekomi, i cili kishte thënë:

“Rasti i parë ka të bëjë me procesin e arbitrazhit me kompaninë IVK, kompani për ofrimin e shërbimeve OTT e nënshkruar vite më parë dhe rasti i dytë me procesin e negociatave me Z-MOBILE për t’i ikur mundësisë së ndonjë arbitrazhi të dytë që do të kishte pasoja fatale për Telekomin sikurse në rastin e parë. Kemi pasur nevojë për mbështetjen e tyre profesionale për këto dy procese të ndara, e përvoja e tyre në këtë fushe ishte e domosdoshme. Besojmë fuqishëm se me angazhimin e këtyre ekspertëve dhe fakteve që janë në anën tonë do të dalim fitues në këto dy raste jashtëzakonisht me rëndësi për korporatën”

Nushi vetë në anën tjetër nuk kishte mohuar asnjëherë që ishte paguar kaq dhe natyrisht se kjo ishte bërë krejtësisht në mënyrë ligjore.

Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se pagesat e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke qenë se puna profesionale në Telekom është e domosdoshme dhe e cila nuk ka lidhje me punësimet partiake të militantëve nga të gjitha partitë. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?