Raportet Kosova-NATO: Mustafa hesht, Osmani i del në mbrojtje Kurtit

Kryetarja e parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas shkresës së sotme që ka marrur nga kryeministri Albin Kurti, ku thotë se NATO kishte bërë marrëveshje sekrete me presidentin Hashim Thaçi. Osmani tha se këtë letër ajo ua ka përcjellë deputetëve. Ajo cekë se respektimi i Kushtetutës së Kosovës është obligim i të gjithëve, […]
Kryetarja e parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas shkresës së sotme që ka marrur nga kryeministri Albin Kurti, ku thotë se NATO kishte bërë marrëveshje sekrete me presidentin Hashim Thaçi.
Osmani tha se këtë letër ajo ua ka përcjellë deputetëve.
Ajo cekë se respektimi i Kushtetutës së Kosovës është obligim i të gjithëve, siç është edhe ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me partnerët tanë strategjikë.
Ndër të tjera Osmani tha se është takuar me komandantin e KFOR-it, dhe se ka vlerësuar kontributin e tyre dhe të NATO-s në 20-vjet të angazhimit të saj.
Ndërkaq gazetarët sot e kanë pyetur kryeministrin Albin Kurti për këtë letërkëmbim në kohën sa ka qenë Isa Mustafa kryeministër, por ai ka rekomanduar që të pyetet vet Mustafa.
Periskopi ka provuar të marrë një përgjigje nga disa zyrtarë të LDK-së, por të gjithë kanë qenë të paqasshëm.
Ja statusi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nëpërmjet një letre, ka sjellë në vëmendje të Kuvendit një shkëmbim letrash të datës 19 prill 2013 ndërmjet ish-Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me ish-sekretarin e NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.
Meqë në letrën e tij, Kryeministri i vendit e nënvizon rëndësinë e informimit të të gjithë deputetëve të Kuvendit lidhur me këto dokumente dhe asnjëra nga to nuk janë cilësuar si të klasifikuara sipas ligjeve në fuqi, ju kam përcjellë deputetëve të plotë letrën e Kryeministrit Kurti, shkëmbimin e letrave të vitit 2013 ndërmjet Kryeministrit të atëhershëm z. Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Rassmusen, si dhe Opinionin ligjor të Zyrës së Kryeministrit mbi këtë shkëmbim letrash.
Respektimi i Kushtetutës së Kosovës është obligim i të gjithëve, siç është edhe ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me partnerët tanë strategjikë. Në takimin e sotëm me komandantin e KFOR-it, kam vlerësuar kontributin e kësaj force dhe të NATO-s në 20-vjet të angazhimit të saj për një Kosovë të sigurt dhe e kam siguruar që mbesim të përkushtuar për një bashkëpunim të thellë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes i yni shtetëror. Kërkesat që secili institucion në Kosovë të respektojë Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s, por përkundrazi, si avansim të demokracisë e transparencës dhe respektimit të ligjit e kushtetutës në vend.












