Rama nga Moska: Diskutimi për ndarjen e Kosovës u gatua në një kuzhinë katunareske

Rama nga Moska: Diskutimi për ndarjen e Kosovës u gatua në një kuzhinë katunareske

Kryeministri Edi Rama mohon të jetë përfshirë në diskutime për ndarjen e Kosovës. Gjatë një interviste për “Top Story” në News 24 nga Moska ku ndodhet për vizitë si kreu i OSBE-së, theksoi se ide të tilla janë gatuar në kuzhinë e disa mjediseve katunareske të politikës dhe disa mediave për të akuzuar kundërshtarët. Rama […]

Gjatë një interviste për “Top Story” në News 24 nga Moska ku ndodhet për vizitë si kreu i OSBE-së, theksoi se ide të tilla janë gatuar në kuzhinë e disa mjediseve katunareske të politikës dhe disa mediave për të akuzuar kundërshtarët.

Rama tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova dhe Serbia do të duhet të diskutojnë për demarkacionin.

RamaUnë nuk kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast ai që është treguar dhe që është karikatorizuar në mjedisin katunaresk të një zone dhe një medie të politikës shqiptare që kërkon me insistim të akuzojë kundërshtarët apo kundërshtarët e prezumuar. Diskutimi absurd për ndarjen e Kosovës është një diskutim i përgatitur në një kuzhinë për të helmuar opinionin publik në emër të një atdhetarizmi të gënjyer.

Disa heronjtë si Ramushi apo Iliri thjesht dhe vetëm shfrytëzojnë territore shpirtërore të atyre që janë të gatshëm ta marrin këtë helmim. Çdo marrëveshje e çfarëdolloj midis Beogradit dhe Prishtinës do të kalojë në shumë filtra dhe në fund fare filtrin e opinionit publik. Kjo që diku u mblodhën 2-3 veta për të ndarë një territor është përrallë banale për të injektuar në shpirtin e vrarë të shumë njerëzve që kanë arsyet e tyre për të ushqyer një mllef ndaj atyre që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje.

Në momentin kur Serbia do të ulet në pikën fundore të rrugëtimit të dialogut për të materializuar njohjen do të duhet të përcaktojnë kufirin kjo është e qartë. Mali i Zi e njohur Kosovën por diskutimi për demarkacionin zgjati prej vitesh.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?