Qeveria e Iranit mohon numrin 50, megjithatë e pranon se koronavirusi aty është më vdekjeprurës se kudo

Qeveria iraniane e ka mohuar se është përpjekur ta fsheh shkallën e plotë të shpërthimit të Koronavirusit në këtë vend, pas raportimeve se numri i të vdekurve duhej të ishte katër herë më i lartë se që thonin shifrat zyrtare. Të hënën, një ligjbërës nga Qomi – qytet sheit i shenjtë 120 kilometra larg kryeqytetit, […]
Të hënën, një ligjbërës nga Qomi – qytet sheit i shenjtë 120 kilometra larg kryeqytetit, Teheranit, akuzoi ministrin e shëndetësisë se po gënjente rreth shkallës së koronavirusit në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve Ilna, që është më e afërt me reformistët, ligjbërësi, Ahmad Amirabadi Farahani, tha se ishin diku 50 të vdekur nga koronavirusi vetëm në Qom, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
“Pjesa tjetër e mediave nuk i kanë publikuar këto shifra, por ne nuk preferojmë që të censorojmë ato gjëra që kanë të bëjnë me koronavirusin sepse jetërat e njerëzve janë në rrezik,” tha redaktori i Ilnas, Fatemah Madiani.
Sidoqoftë, zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit i ka mohuar këto raportime. Në një konferencë për shtyp në televizionin shtetëror, Iraj Harirchi tha se 12 njerëz kishin vdekur nga koronavirusi dhe 66 të tjerë ishin infektuar.
Kjo do ta bënte koronavirusin në Iran më vdekjeprurës se kudo tjetër, për shkak se në shumicën e rasteve shkalla e mortalitetit në rastet e të prekurve nuk është më e madhe se 3 për qind.
“Kategorikisht e mohoj këtë informacion,” tha ai, duke shtuar më pas: “Nuk është koha për konfrontime politike. Koronavirusi është problem kombëtar.”
Qeveria e Iranit është zotuar se do të ishte transparente për shpërthimin e këtij virusi. /Periskopi












