Pse Lutfi Haziri po i jep zor që të arrihet marrëveshja me VV’në

Pse Lutfi Haziri po i jep zor që të arrihet marrëveshja me VV’në

Gjasat dukej se ishin shterrur se do të arrihej një marrëveshje koalicioni mes VVsë dhe LDK’së, por dje dhe sot këto dy parti ngjanë të jenë shumë afër saj. Në negociatat e intensifikuara ditët e fundit papritmas u shfaq nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri. Për shumë javë ai ishte parë nga zyrtarët e VV’së dhe […]

Për shumë javë ai ishte parë nga zyrtarët e VV’së dhe militantët e Kurtit si fajtori kryesorë se pse nuk po arrihej marrëveshja për qeverinë e ardhshme. Duket që spostimin nga arena e negociatave Haziri ta ketë bërë qëllimisht.

Pauza publike që ai mori nga paraqitjet publike, bënë që shigjetat e sharjeve dhe ofendimeve, se pse s’po bëhej qeveria Kurti, t’i drejtoheshin kolegut të tij partiak, Agim Veliut. Gjë që edhe kishte ndodhur. Gjatë javëve të fundit Veliu ishte bërë tabelë e qitjes ku derdhnin mllefin zyrtarë dhe militantë të VV’së se pse s’po arrihej marrëveshja. Arratia disa javësheve e Hazirit nga sytë e publikut duket të ketë qenë e mirëplanifikuar. Këto ditë atë e pamë të kthehet në paraqitjet e tij publike me një gjuhë të matur dhe pro një marrëveshje VV-LDK.

Burime brenda LDK’së i kanë thënë Periskopit se Haziri po tenton të shfaqet si shpëtimtari i koalicionit VV-LDK. Nëse ia del, kështu edhe do të shihet. Dhe, nesër nënshkruhet një marrëveshje koalicioni VV-LDK, veprimi i tij do të ketë efekt të dyanshëm. Së pari, ai mund të shpërlahet në sytë e publikut si njeri i afërt me PDK’në po komplotonte arritjen e marrëveshjes me VV’në. Por, ajo që është me e rëndësishme për të, ai shpreson se do të përforcojë pozitat e tij brenda LDK’së, sidomos duke u ngritur mbi përballjen publike që i është bërë Agim Veliut. Kështu, ai do ta lë nën hije Agim Veliun dhe Vjosa Osmanin si dy figurat qendrore pro dhe kundër marrëveshjes me VV’në, dhe do të zbehë ndikimin e tij brenda LDK’së. Involimi i vonshëm i Hazirit në negociatat me VV’në po konisderohet edhe si një hakmarrje ndaj Veliut kur ky i fundit, nuk kishte mbështetur Hazirin që të jetë kandidatë i LDK’së për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar. Po ashtu Haziri kishte filluar të ndrronte anë në favor të qëndrimeve të Vjosa Osmanit, kur ai ishte injoruar dhe nuk u ftua në Berlin në takim me ambasadorin Grenell. Kujtojmë se në atë takim kishin marrë pjesë Agim Veliu, Abdullah Hoti dhe Skënder Hyseni.

Tërë angazhimin e tij të këtyre ditëve bashkpartiakët e tij po e shohin si investim të Hazirit drejt marrjes së drejtimit të LDK’së që do të mund të ndodhte nëse realizohet projekti i zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e presidentit. Haziri kishte shprehur publikisht pretendimet për të parin e LDK’së edhe në zgjedhjet partiake të vitit të kaluar, por në fund, si ky, si Vjosa Osmani ishin mundur nga kryetari aktual i LDK, Isa Mustafa./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?