Presidenti kinez: Epidemia e koronavirusit shumë e rëndë, do të kemi pasoja të mëdha

Epidemia e koronavirusit është kriza më serioze shëndetësore që ka prekur Kinën që nga vendosja e regjimit komunist në vitin 1949, ka deklaruar vetë presidenti i vendit, Si Gjinping. Ai shtoi lidhur me këtë se duhet mësuar mësimin nga mungesa e qartë e përgjigjes ndaj epidemisë. Ai e përshkroi këtë si sfidë të madhe për […]

Epidemia e koronavirusit është kriza më serioze shëndetësore që ka prekur Kinën që nga vendosja e regjimit komunist në vitin 1949, ka deklaruar vetë presidenti i vendit, Si Gjinping.

Ai shtoi lidhur me këtë se duhet mësuar mësimin nga mungesa e qartë e përgjigjes ndaj epidemisë. Ai e përshkroi këtë si sfidë të madhe për vendin, transmeton KTV.

Presidenti kinez pranoi se kriza me virusin do të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për shoqërinë, por edhe për ekonominë e vendit, por u shpreh i bindur që pasojat do të tejkalohen shpejt.

Kriza me koronavirusin përndryshe nuk është duke u qetësuar. Vetëm të dielën në Kinë janë shënuar 97 raste të reja të vdekjeve, e numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 2442 persona.

Epidemia ka prekur edhe 20 shtete të tjera në botë derisa OBSH-ja shpalli gjendje të jashtëzakonshme globale.

Pas Kinës, numrin më të lartë të vdekjeve e ka Irani me tetë të tilla, pastaj Koreja e Jugut me 7 vdekje nga koronavirusi, ndërsa Japonia ka katër. Italia ka tri vdekje deri më tani, ndërsa Hong Kongu dy. Italia si masë parandalimi për përhapjen e virusit ka anuluar festivalin më të njohur në botë, atë të Venecias. Vendet si Filipinet, Tajvani dhe Franca kanë regjistruar nga një vdekje prej koronavirusit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?