Prekëse: Shoferi i dehur ia mbyti tre fëmijët, nëna thotë se ia falë

Prekëse: Shoferi i dehur ia mbyti tre fëmijët, nëna thotë se ia falë

Një nënë që mbeti pa tre fëmijët kur një shofer i dehur i goditi me veturë për vdekje, thotë se ia falë pasi që “engjëjt” i kanë folur dhe treguar se ata tashmë janë mirë. Leila Geagea Adbala ka humbur vajzat Angelina, 13-vjeçe dhe Siena, 9, si dhe djalin Anthony, kur në Oatlands në pjesën […]

Leila Geagea Adbala ka humbur vajzat Angelina, 13-vjeçe dhe Siena, 9, si dhe djalin Anthony, kur në Oatlands në pjesën perëndimore të Sydney në Australi u goditën nga një veturë, transmeton Telegrafi.

Përveç tre fëmijëve të saj, jetën e humbi edhe një familjare e tyre 11-vjeçe, Veronica Sakr, derisa edhe tre fëmijë tjerë janë lënduar dhe gjenden në spital për tretman.

Kjo nënë e guximshme është rikthyer në vendin e ngjarjes ku në shoqërimin e familjarëve dhe miqve bëri lutjet, dhe më pas lexoi letrat e shumta të qytetarëve që i kanë shprehur ngushëllime për humbjen e madhe.

“Nuk mund ta urrej këtë njeri, nuk dua ta shoh, por nuk e urrej. Mendoj se thellë në shpirt ia kam falur. Por dua që gjykimi të respektohet… Nuk do ta urrej, sepse ne nuk jemi të tillë”, ka thënë ajo.

Në po të njëjtin vend vetëm një ditë më herët kishte dalë burri i saj Danny, i cili tha se për fëmijët se ata tani janë “në një vend më të mirë”.

“Danny dhe unë jemi të bekuar që kemi gjashtë fëmijë. Shumë i kemi dashur fëmijë tonë. E ndjej sikur tani po më përqafojnë. Jemi munduar t’i mësojmë të luten, të lexojmë Biblën dhe të jenë fetarë, njerëz të mirë”, ka shtuar ajo.

“Të jem e sinqertë, jam e pikëlluar, zemra po më thyhet, por jam e qetë me veten, sepse e di që fëmijët e mi janë në një vend më të mirë. Ata janë engjëj dhe e di se në këto momente janë me ne”, shtoi me lot në sy kjo nënë.

Në anën tjetër, policia ka akuzuar Samuel Ëilliam Davidson, 29-vjeç mbi të cilin rëndojnë 20 pika të aktakuzës, përfshirë katra për vrasje dhe ngasje nën ndikim të alkoolit.

Pas aksidentit, shoferi i është matur përqindja e alkoolit në gjak, ku është konstatuar se ishte tre herë më e lartë sesa që është e lejuar. E kërkesa që të lirohet i është refuzuar, e në prill pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve. /

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?