Policia në kërkim të hajnave të pulave

Shqipëria po përballet me ngjarje të tmerrshme kriminale, më i fundit ishte rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, por policia e Kurbinit është fokusuar në një rast krejt të pazakontë. Bëhet fjalë për hetimet në lidhje me vjedhjen e një pule. Në dokumentin e mëposhtëm, do të shihni shkresën dërguar Prokurorisë së Kurbinit, ku shkruhet […]
Shqipëria po përballet me ngjarje të tmerrshme kriminale, më i fundit ishte rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, por policia e Kurbinit është fokusuar në një rast krejt të pazakontë.
Bëhet fjalë për hetimet në lidhje me vjedhjen e një pule. Në dokumentin e mëposhtëm, do të shihni shkresën dërguar Prokurorisë së Kurbinit, ku shkruhet se një vepër penale është kryer!
Ngjarja, daton më 3 prill të vitit që lamë pas, në fshatin Fushë-Mamuras, ku është vjedhur një pule në kasollen e një qytetri.
Ky dokument është firmosur nga Shefi i Komisariatit, Kryekomisari Erdit Rrëçeku. Mesa duket materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe ndërmarrja e masave të nevojshme…! Publikimi i këtij dokumenti është komentuar edhe nga rrjeti, ku u kërkua nisja e hetimeve nga SPAK.













