Policia deklarohet për plagosjen me armë te Grandi

Një person është plagosur pas një mosmarrëveshje mes disa personave dje në Prishtinë. Një mosmarrëveshje mes disa personave në Prishtinë ka eskaluar deri te përdorimi i armëve të zjarrit. Dy persona kanë përfunduar në Qendrën Klinike Universitare, ku njëri prej tyre është i plagosur. Policia njofton se rasti është duke u hetuar. “Është raportuar e […]
Një person është plagosur pas një mosmarrëveshje mes disa personave dje në Prishtinë.
Një mosmarrëveshje mes disa personave në Prishtinë ka eskaluar deri te përdorimi i armëve të zjarrit.
Dy persona kanë përfunduar në Qendrën Klinike Universitare, ku njëri prej tyre është i plagosur.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar e dy viktima meshkuj K/Shqiptar, kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar në pistoletë me tre copë fishekë dhe dy gëzhoja ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.












