Policia bastis një “lokal tallava” – gjashtë të arrestuar

Gjatë implementimit të planit operativ nga ana e njësive policore në fshatin Babush i Ri, komuna e Ferizajt, Policia ka kryer një bastisje në një lokal-restorant ku po mbahej muzikë e gjallë. Kjo bastisje ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave tek të cilët janë gjetur dhe janë konfiskuar gjashtë armë zjarri-revole të llojeve të […]
Kjo bastisje ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave tek të cilët janë gjetur dhe janë konfiskuar gjashtë armë zjarri-revole të llojeve të ndryshme.
“Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje prej 48 orë”.












