Përmbushja e premtimeve të kryetarëve të komunave deri në gjysmën e mandatit

Përmbushja e premtimeve të kryetarëve të komunave deri në gjysmën e mandatit

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. Platforma është rifreskuar me informata që përmbledhë të dhëna nga fillimi i këtij mandati deri në muajin dhjetor të vitit 2019, përkatësisht gjysma e mandatit të […]

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017.

Platforma është rifreskuar me informata që përmbledhë të dhëna nga fillimi i këtij mandati deri në muajin dhjetor të vitit 2019, përkatësisht gjysma e mandatit të kryetarëve aktual të komunave.

Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin dhjetor 2019, komunat kanë përmbushur 304 premtime, 171 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 233 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 195 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë komunale në përmbushjen e tyre.

Fushat ku ka përparim në përmbushjen e premtimeve janë infrastruktura, shërbimet publike, bujqësia dhe politikat sociale.

Kështu, nga tà « gjitha premtimet e dhëna, në fushën e infrastrukturës janë dhënë 339 premtime ku deri në gjysmën e mandatit në këtë fushë janë përmbushur 129 premtime, në fushën e shërbimeve publike janë dhënë 104 premtime ndërsa janë përmbushur 45 premtime, në fushën e bujqësisë në tërësi janë dhënë 46 premtime prej të cilave 27 janë përmbushur ndërsa në fushën e politikave sociale janë dhënë 31 premtime dhe janë përmbushur gjithsej 22 prej tyre.

Fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë arsimi, zhvillimi ekonomik, shëndetësia dhe kultura. Në fushën e arsimit janë dhënë 126 premtime kurse janë përmbushur vetëm 22, në fushën e ekonomisë kemi evidentuar 71 premtime ndërsa rezultojnë të përmbushura vetëm 13, në fushën e shëndetësisë janë dhënë 64 premtime ndërsa janë përmbushur vetëm 12 kurse për kulturë janë dhënë 54 premtime ku janë përmbushur vetëm 9.

Instituti GAP bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore. Komunat si Skënderaj, Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?