Përhapja e shpejtë e koronavirusit ngjall frikën për pandemi globale

Frika se shpërthimi koronavirusit mund të përbëjë një pandemi globale është në rritje pasiqë janë raportuar raste të reja në të gjithë botën. Edhepse shumica e personave të infektuar janë në Kinë, vendet e tjera përfshirë Korenë e Jugut, Italinë dhe Iranin janë të goditura gjithashtu, shkruan BBC. Pandemia deklarohet kur një sëmundje infektive kërcënon […]
Frika se shpërthimi koronavirusit mund të përbëjë një pandemi globale është në rritje pasiqë janë raportuar raste të reja në të gjithë botën.
Edhepse shumica e personave të infektuar janë në Kinë, vendet e tjera përfshirë Korenë e Jugut, Italinë dhe Iranin janë të goditura gjithashtu, shkruan BBC.
Pandemia deklarohet kur një sëmundje infektive kërcënon pjesë të ndryshme të botës në të njëjtën kohë.
Ende nuk ka ndonjë vaksinë në dispozicion deri më tani për të trajtuar sëmundjen e frymëmarrjes Covid-19.
Rreth 77 mijë njerëz në Kinë, ku u shfaq virusi vitin e kaluar, janë infektuar dhe rreth 2.600 kanë vdekur.
Më shumë se 1200 raste janë konfirmuar në 26 vende të tjera dhe janë raportuar tetë raste të vdekjes. thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), transmeton Periskopi.
Të hënën në Afganistan, Kuvajti dhe Bahreini raportuan rastet e tyre të para, ku përfshiheshin persona që ishin kthyer nga Irani.












