Përçarje të thella brenda koalicionit, Albin Kurti merr vendimin për taksë pa pëlqimin e LDK-së

Përçarje të thella brenda koalicionit, Albin Kurti merr vendimin për taksë pa pëlqimin e LDK-së

Kryeministri Albin Kurti, ka dalur para pak çastesh në konferencë për media, në të cilin ka bërë të ditur vendimin e qeverisë që udhëheq për heqjen e pjesshme të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina. Kurti ka thënë se për vendimin e marrë është dakorduar paraprakisht me […]

Kurti ka thënë se për vendimin e marrë është dakorduar paraprakisht me partnerin e Lëvizjes Vetëvendosje në qeverisjen e vendit, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se e ka njoftuar zëvendëskryeministrin e parë të vendit, Avdullah Hoti, për shpalljen e vendimit.

“Në vija të trasha e kam njoftuar se sot do të dal me qëndrimin sa i përket reciprocitetit në njërën anë, dhe heqjes së tarifës 100 për qind për lëndën e parë që vjen nga Serbia, në anën tjetër”, ka thënë Kurti.

Por, një gjë e tillë duket që nuk është e vërtetë.

Burime të Gazetës Blic, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë bërë të ditur se Kurti nuk ka marrë miratimin e tyre për ta hequr në mënyrë të pjesshme taksën ndaj mallrave serbe.

Ky burim ka thënë, se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga ana e Kurtit që të merret vendim për heqjen e tërësishme të taksës ndaj mallrave serbe.

Madje, sipas këtij burimi, kjo ka qenë arsyeja që asnjë zyrtar i LDK-së nuk ka marrë pjesë në konferencën e kryeministrit Kurti.

“Kërkesa e jonë ka qenë që të hiqet krejt taksa, e jo në mënyrë të pjesshme. Kurti ka vepruar krye në vete. Nuk është e vërtetë ajo që e tha se ka marrë miratim nga ana jonë. Veprimi i tij ka qenë i njëaanshëm”, i ka thënë ky burim.

Kjo kërkesë u bë e ditur edhe gjatë ditës së sotme, përmes një shkrimi publik të zv.kryeministrit të parë, Avdullah Hoti.

Ai ka kërkuar që të hiqet tërësisht taksa ndaj mallrave serbe, duke mos përmendur asnjëherë se kjo duhet të bëhet në mënyrë të pjesshme.

“Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin. Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, ka shkruar Hoti.

Heqje e tërësishme e taksës ndaj mallrave serbe është kërkuar edhe nga emisari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?