Për një vit, 1 mijë e 586 kosovarë janë prekur nga kanceri

Për një vit, 1 mijë e 586 kosovarë janë prekur nga kanceri

Për rreth një vit 1 mijë e 586 kosovarë janë diagnostikuar me sëmundjen e kancerit. Shifër kjo 3 për qind më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar. Ndërkohë, mosha mesatare e të prekurve me kancer është rreth 50 vjet I ka mbijetuar kancerit në gji. E për t’i dhënë forcë grave të […]

I ka mbijetuar kancerit në gji. E për t’i dhënë forcë grave të tjera në Kosovë që vuajnë nga kjo sëmundje, zonja Nafije Latifi, e ka hapur shoqatën “Jeta Vita”,  përmes së cilës po i ndihmon gratë e prekura me kancer. Ajo në ditën Botërore Kundër Kancerit ka apeluar tek të gjitha gratë kosovare që nëse kanë dyshime apo ndonjë ndryshim në organizëm të vizitohen te mjeku.

“ Unë e di se në çfarë situate kalon një pacient. Synimi jonë me hapjen e organizatës,  ka qenë që me i vetëdijesua gratë. Është mirë të paraqiten te mjeku, duke bërë kontrolle sistematike pasi që paraqitja e hershme është lehtësim në trajtim, cilësi më e mirë e jetës, shpenzime më të pakta ’’, ka thënë ajo.

Drejtori i Institutit Onkologjik, Ilir Kurtishi, deklaroi se gjatë vitit 2019 janë regjistruar 1 mijë e 586 raste të reja të kancerit në Kosovë. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur rritje prej 3 për qind.

Ai shtoi se mjekimi i sëmundjeve malinje bëhet në tri hallka, në mënyrë kirurgjikal, mjekimit onkologjik medikamentoz dhe  mjekimi me rreze, e që të tri këto forma bëhen në Kosovë.

‘’Prej numrit të përgjithshëm të të prekurve me kancer në Kosovë, tek femrat prin kanceri i gjirit, derisa tek meshkujt ai i mushkërive, ndërkaq  mosha mesatare e të prekurve, është rreth 50 vjeç.

Klinika e Onkologjisë ka pasur sfida të shumta gjatë vitit 2019, të cilat i ka tejkalu, dhe shpresojmë këtë vit këto sfida të jenë më të lehta, të bëjmë trajtime edhe më të mira, pasi sëmundjet malinje kanë tendencë të rritjes si në çdo vend tjetër’’, tha Kurtishi.

Tutje Arben Bislimi, kryetar i shoqatës së onkologëve, tha se një e treta e sëmundjes se kancerit mund të parandalohet, nëse zbulohet me kohë.

Megjithëkëtë,  ai shton se sëmundja e kancerit po parashihet të dyfishohet  në dekadën e tretë të këtij shekulli, shkruan Express.

‘’Rreth  9. 6 milion njerëz në botë vdesin çdo vit nga kanceri dhe po mendohet që në dekadën e tretë të këtij shekulli ky numër do të dyfishohet. Kanceri është sëmundja e dytë më vdekjeprurëse, por që një e treta e kësaj sëmundje mund  të parandalohet përmes zbulimit të hershëm, shmangien e faktorëve të rrezikut dhe kjo na jep një arsye më shumë për të vepruar, ka thënë Bislimi.

Tek në  klinikën e onkologjisë është vija e parë që ballafaqohemi me të sëmurët. Ne do  tu ofrojmë të gjithë pacientëve pa dallim, asistencën tonë njerëzore e profesionale,  pasi së bashku mund të ja dalim’’, tha Bislimi.

Ndryshe Klinika e Onkologjisë tashmë kryen edhe mjekimin e tumoreve solide adulte nga mosha 16-vjeçare me medikamente dhe me rreze.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?