Pelosi ia shqyen fjalimin Trump-it në prani të tij: Janë gënjeshtra

Pelosi ia shqyen fjalimin Trump-it në prani të tij: Janë gënjeshtra

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, i ka shqyer letrat ku ishte shkruar fjalimi i presidentit Donald Trump në kohën kur kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte duke e mbajtur fjalimin para anëtarëve të këtij institucioni. Fjalimi vjetor i presidentit në Dhomën e Përfaqësuesve u shënua me dy momente të […]

Fjalimi vjetor i presidentit në Dhomën e Përfaqësuesve u shënua me dy momente të tensionuara.

Fillimisht, presidenti Trump nuk ia dha dorën Pelosi-t pasi kjo e fundit e zgjati dorën për ta përshëndetur atë pasi e pranoi një kopje të fjalimit vjetor.

Duket se ky gjest e nervozoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila e grisi kopjen e fjalimit në kohën kur presidenti po e përmbyllte fjalimin dhe po merrte duartrokitje nga zyrtarët e pranishëm.

Përmes një deklarate, Pelosi e kritioi presidentin Trump se nuk ka ofruar rehati për familjet që kërkojnë mundësi të mira për kujdes shëndetësor dhe se nuk ishte i sinqertë kur foli për politikat e kujdesit shëndetësor, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

“Javën e ardhshme, kur presidenti ta paraqesë buxhetin e tij, populli amerikan do ta shohë realitetin e qartë të agjendës së tij”, thuhet në deklaratën e saj.

Në këtë dokument gjithashtu thuhet: “Buxheti federal duhet të jetë deklaratë e vlerave tona kombëtare dhe presidenti në mënyrë pikëlluese ka dëshmuar se nuk e vlerëson shëndetin e mirë të popullit amerikan.”

Shtëpia e Bardhë reagoi ndaj gjestit të Pelosi-t, duke thënë se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve tregoi mungesë respekti për mysafirët që ishin ftuar nga Trump-i për ta dëgjuar fjalimin e tij.

Nancy Pelosi tears up Trump’s speech. ⁦@ABC7NY⁩ ⁦@SpeakerPelosipic.twitter.com/SCJqWX0mj2

— Sade Baderinwa (@SadeABC) February 5, 2020

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit