Pas ndihmës së qytetarëve Policia arreston personin e kërkuar

Pas ndihmës së qytetarëve Policia arreston personin e kërkuar

Qytetarët kanë ndihmuar Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge” pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 06.12.2019, ka lëshuar […]

Qytetarët kanë ndihmuar Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge” pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 06.12.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë, i cili kërkohej për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 1 viti e 50 ditë.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të dënuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e tij dhe me datë 03.02.2020 rreth orës 17:00 është bërë lokalizimi i tij, i njëjti ndodhej në rrugën “ Mujë Krasniqi” në Prishtinë.

Njësitet Policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, menjëherë e kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur, së bashku me të kërkuarin është arrestuar edhe një person i dyshuar D.M. i lindur me 1994, për të njëjtën vepër penale, dhe pas arrestimit gjatë bastisjes në banesën në të cilën qëndronin të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar nga Njësiti i trafikimit me narkotik: 472.1 gram narkotik e llojit marihuantë, 1- peshore elektronike për peshim ne pesha të vogla, 1- mulli(grinder), 2- telefona mobil, 115.77 euro (njëqind e pesëmbedhjetë e shtatëdhejetë e shtatë cent), disa qindra qese të vogla plasmasi për ambalazhim të substancës së dyshuar.

Personi i dyshuar pas intervistimit ndalohet në ndalim Policor për tu intervistuar për një vepër tjetër penale të vitit 2017 si i dyshuar për “zjarrvënie” e pastaj do të dërgohet në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend me të sigurtë.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?