Pal Lekaj thotë se marrëveshjet e Munihut i janë prezantuar Qeverisë

Pal Lekaj thotë se marrëveshjet e Munihut i janë prezantuar Qeverisë

Dy marrëveshjet e Munihut, që u nënshkruan ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapjen e hekurudhës dhe të autostradës, ende nuk janë bërë publike as nga Qeveria e Kosovës dhe as nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët nënshkruan këto dokumente, shkruan Zëri. Njohësit e rrethanave politike theksojnë se Qeveria duhet ta shqyrtojë përmbajtjen e […]

Dy marrëveshjet e Munihut, që u nënshkruan ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapjen e hekurudhës dhe të autostradës, ende nuk janë bërë publike as nga Qeveria e Kosovës dhe as nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët nënshkruan këto dokumente, shkruan Zëri.

Njohësit e rrethanave politike theksojnë se Qeveria duhet ta shqyrtojë përmbajtjen e tyre dhe ta vendosë Kuvendin e Kosovës si filtër, i cili do të siguronte transparencë e llogaridhënie.

Ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, nën autorizimin e të cilit janë nënshkruar të dyja marrëveshjet Kosovë – Serbi, ka thënë për “Zërin” se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me dy zyrtarët e MI-së që i kanë nënshkruar marrëveshjet, por edhe me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj e me presidentin Hashim Thaçi.

Madje të dyja marrëveshjet, ajo për Hekurudha e ajo për Autostradë, Lekaj thotë se para nënshkrimit i janë propozuar edhe ministrit aktual të Infrastrukturës Lumir Abdixhikut.

“Dy zyrtarët e MI-së, ish-kryeministri Haradinaj, presidenti i Kosovës dhe unë si ministër jemi koordinuar çdoherë dhe çdo draft i propozuar për këto letra ka qenë në tavolinën tonë. Por, sa kam informacione edhe ministrit Abdixhiku i janë prezantuar këto dy marrëveshje”, ka thënë Lekaj.

Meqë përmbajtja e marrëveshjeve ende nuk është bërë publike, Lekaj thekson se ky proces duhet të shkojë në mënyrë transparente, ndërkaq nënshkrimin e këtyre letrave e quan historik drejt njohjes së Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.

“Varet se si janë dakorduar palët, por mendoj se procesi duhet të jetë transparent. Dy letrat e interesit mes Kosovës e Serbisë, të nënshkruara në Munih, janë një hap i parë i vullnetit të mirë dhe është hapi i parë që Serbia të nisë ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë. Ne i kemi bërë këto marrëveshje në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe për herë të parë Serbia e njeh Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës dhe aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’”, ka deklaruar ai.

Lekaj thotë se Qeveria mund të konsiderohet e krisur nëse i konteston këto dy marrëveshje, në të cilat ka ndërmjetësuar SHBA-ja.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?