Pacolli tregon pse e votoi Qeverinë Kurti

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behegjet Pacolli, ka treguar pse e ka votuar sot Qeverinë e re në krye me Albin Kurtin. Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se AKR vendosi të votojë qeverinë e Albin Kurtit falë konstruktivizmit dhe interesit kombëtar dhe shtetëror. Pacolli, pas seancës ku u zgjodh qeveria […]
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se AKR vendosi të votojë qeverinë e Albin Kurtit falë konstruktivizmit dhe interesit kombëtar dhe shtetëror.
Pacolli, pas seancës ku u zgjodh qeveria Kurti, tha se nesër në orën 11:00 do ta dorëzojë mandatin e tij si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Ai ka komentuar edhe mesazhin e publikuar në media, ku thuhet të ketë komunikuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
“Jo, skam marr kërcënim nga askush në telefonatë. Ajo telefonatë ishte mes kolegëve të mi të koalicionit”, tha Pacolli.












