Pacolli: Kurti më falënderoi që i urova lumturi personale

Ish zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ia ka dorëzuar sot detyrën e Kryeministrit, Albin Kurtit i cili dje u votua për ta drejtuar ekzekutivin e ri. Në mungesë të Haradinajt, Pacollit i ka rënë që t’ia dorëzojë Kurtit këtë detyrë, ku dhe e ka cekur se është zhvilluar me dinjitet dhe nderim të simboleve shtetërore. “Sot kisha […]
Ish zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ia ka dorëzuar sot detyrën e Kryeministrit, Albin Kurtit i cili dje u votua për ta drejtuar ekzekutivin e ri.
Në mungesë të Haradinajt, Pacollit i ka rënë që t’ia dorëzojë Kurtit këtë detyrë, ku dhe e ka cekur se është zhvilluar me dinjitet dhe nderim të simboleve shtetërore.
“Sot kisha nderin që në mënyrë ceremoniale t’i dorëzoja detyrën Kryeministrit të ri Albin Kurti. Gjithçka u zhvillua me dinjitet sipas një tradite që po konsolidohet në nderim të plotë të Flamurit, Himnit, Gardës së nderit dhe institucioneve të Kosovës”, është shprehur Pacolli përmes Facebook.
“Zotëri Kurti pranoi Raportin e punës së qeverisë që shkoi dhe më falënderoi për urimet që unë i bëra “për suksese në favor të popullit të Kosovës dhe lumturi personale!””.












