Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për fajde e detyrim në tentativë

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për fajde e detyrim në tentativë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet I.M., dhe M.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, si dhe për veprën penale “Detyrim në tentativë”. Sipas aktakuzës, i pandehuri I.M., gjatë muajit maj të vitit 2019, në fshatin Krushë e Vogël dhe në Prizren, në […]

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet I.M., dhe M.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, si dhe për veprën penale “Detyrim në tentativë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri I.M., gjatë muajit maj të vitit 2019, në fshatin Krushë e Vogël dhe në Prizren, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit B.Q. Në atë mënyrë që për dhënien e një borxhi fillimisht në shumë prej tremijë euro, ka kontraktuar normë mujore të interesit prej 25%, e të cilin interes i dëmtuari ka paguar për 4 muaj radhazi, në shumë të përgjithshme prej tremijà « euro, dhe më pas në muajin shtator të po këtij viti ka kontraktuar edhe borxhe tjera prej katërmijë euro, shtatë mijë euro, pesë mijë euro, trembëdhjetë mijë euro, pesë mijë euro me normë mujore të interesit prej 15%, të cilin interes i dëmtuari ka qenë i detyruar ta paguaj në dy këste.

“Më 05 dhe 15 të çdo muaji pasues, për të cilat shuma i dëmtuari ka paguar për dy muaj shumën prej 6100€ (gjashtëmijë e njëqind euro), i cili për borxhin e marrë në shumë totale prej 37.000€ (tridhjeteshtatë mijë euro), ka paguar interes në vlerë të përgjithshme prej 15.200 € (pesëmbëdhjetë mijë e dyqind euro). Me këto veprime i pandehuri I.M., ka kryer vepër penale “Fajdeja” sipas KPRK-së. Po ashtu, i pandehuri I.M., gjatë periudhës kohore 05.12.2019 – 16.12.2019, me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale – ”Detyrim”, por vepra penale si e tillë mbetet në tentativë, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorë kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit B.Q., për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit nga kontraktimi i shumës dukshëm jo proporcionale. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Detyrim në tentativë” sipas KPRK-së. Ndërsa, i pandehuri M.M., gjatë muajit maj të vitit 2019, në fshatin Krushë e Vogël dhe në Prizren, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit B.Q., në atë mënyrë që fillimisht kontrakton në emër të borxhit shumën prej 5000€ (pesëmijë euro) me normë mujore të interesit prej 25%, të cilin interes i dëmtuari ka paguar për shtatë (7) muaj radhazi, në shumë të përgjithshme prej 8750€ (tetëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë euro), pastaj sërish në muajin shtator kontrakton me të dëmtuarin borxhin tjetër në shumë prej 5000€ (pesëmijë euro), me normë mujore të interesit prej 25%, të cilën normë mujore të interesit ka qenë i detyruar të paguaj me datë 7 të çdo muaji pasues, dhe këtë e ka bërë për dy muaj radhazi, duke paguar normë mujore të interesit shumën prej 1250€ (njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro), gjegjësisht për dy muaj ka paguar 2500€ (dy mijë e pesëqind euro), dhe për shumën e tërësishme të kontraktuar për borxh, i dëmtuari ka paguar interes në vlerë të përgjithshme prej 11.250€ (njëmbëdhjetëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro). Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, i pandehuri M.M., gjatë periudhës ko hore 07.12.2019 – 16.12.2019, me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale – detyrim, por vepra penale si e tillë mbetet në tentativë, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, përdorë kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit B.Q., për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit nga kontraktimi i shumës dukshëm jo proporcionale në atë mënyrë që gjatë takimeve me të të dëmtuarin në Prizren, e kanos. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?