Nga sot priten reshje bore dhe ulje të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se ditëve me diell dhe me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve po i vjen fundi, kjo si pasojë e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Në njoftimin për media thuhet se nga pasditja e së martës vendi ynë do të përfshihet […]

Në njoftimin për media thuhet se nga pasditja e së martës vendi ynë do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, duke e prishur këtë situatë të tanishme meteorologjike.

Fillimisht do të fillojnë reshje shiu, e me fuqizimin e këtyre masave polare, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.

“Reshje bore parashihet natën e së martës, mërkurës dhe pjesën e parë të ditës së enjte. Këto reshje do të ndikojnë dukshëm në prishjen e ekuilibrit termik, duke ndikuar në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-16 gradë Celsius.

Kjo situatë meteorologjike rikthen parametrat meteorologjik në mesataret e stinës dhe muajit që jemi, por reshjet e parashikuara do të jenë shumë të mirëseardhura për ti plotësuar kushtet hidrike, meqë dihet se vendi ynë është në deficit të reshjeve që prej vitit të kaluar.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së këtij aktiviteti meteorologjik. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-15 m/s.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?