Nga AAK thonë se duhet sqaruar pozicioni i Konjufcës

Shkumbin Demaliu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur sot një konferencë për media ku ka kërkuar që të sqarohet roli i Glauk Konjufcës na Lëvizja Vetëvendosje. Demaliu ka thënë se Kryetari i Kuvendit [Konjufca] gjatë miratimit të Qeverisë ka votuar për miratimin e Qeverisë dhe e ka votuar veten si ministër i Jashtëm, […]
Demaliu ka thënë se Kryetari i Kuvendit [Konjufca] gjatë miratimit të Qeverisë ka votuar për miratimin e Qeverisë dhe e ka votuar veten si ministër i Jashtëm, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, ky veprim i Konjufcës përbën konfuzion të madh.
“Ne shkuam në Kuvend për të interpretuar se kanë bërë shkelje pas miratimit të Qeverisë”.
“Në rastin tonë, kryetari i Kuvendit gjatë miratimit të Qeverisë ka votuar për miratimin e saj dhe e ka votuar veten si ministër – gjë që përbën konfuzion të madh lidhur me atë se kush duhet ta nënshkruajë aktin e miratimit të Qeverisë që është detyrë ekskluzive e kryetarit të Kuvendit”.
“Në këtë rast nuk kemi të bëjmë as me mungese sepse ai [Konjufca] ka deklaruar se nuk ka dhënë dorëheqje dhe ka qenë gjatë gjithë kohës aty”.
“Kemi të bëjmë më këtë konfuzion se kush duhet ta nënshkruajë tani vendimin e miratimit të Qeverisë nga Kuvendi”.
Kjo është një shkelje e madhe në rastin e nënshkrimit të Qeverisë që duhet ta bëjë Kuvendi”.












