Nga 24 në 30, nga 30 në 33, nga 33 në 35: Që në ditën e dytë, Kurti e rrit sërish numrin e zv.ministrave

Në një konferencë të përbashkët për media me Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, znj.Natalia Apostolova, Albin Kurti ka zbuluar edhe një gjë mjaft të çuditshme. Pasi rriti numrin e ministrave nga 12 në 15, tashmë ai ka vendosur që të rris edhe numrin e zv.ministrave. Vendimi për të rritur numrin e ministrave nga […]
Vendimi për të rritur numrin e ministrave nga 12 në 15 shkaktoi shumë zhurmë në opinionin kosovar. Kjo sepse, përveç se shkilej një premtim elektoral, po ashtu një ministri më shumë do t’i ofrohej Listës Serbe, që vazhdon të jetë destruktive në raport me Republikën e Kosovës.
Në marrëveshjen për bashkëqeverisje thuhej qartë se numri i zv.ministrave do të ishte saktë 33, shkruan Periskopi.

Por, në ekspozenë e tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti përdori sërish numrin 33 por duke e përdorur edhe termin që shprehte pasiguri “rreth”. Pra, nga 33 u bë rreth 33.
Dhe kjo merr kuptim pikërisht në konferencën e përbashkët për media që u mbajt sot me znj.Apostolova e ku z.Kurti tha se Qeveria e Kosovës do t’i kishte 35 zëvendësministra. Kjo nënkupton se tashmë përveç numrit të ministrave, Kurti ka rritur edhe numrin e zv.ministrave në Qeverinë e tij.
Nga shifra aktuale e zv.ministrave, të paktën pesë ministri do t’i kenë nga tre zv.ministra në detyrë.
Nuk dihet nëse numri i zv.ministrave do të vazhdojë të rritet sërish, gjë për të cilën ishte kritikuar shumë ish kryeministri Ramush Haradinaj.
Më herët, kur mendohej se Qeveria Kurti do t’i kishte vetëm 12 ministri, Kurti kishte thënë se qeveria e tij do t’i kishte rreth 24 zv.ministra./Periskopi












