Nesër e pasnesër temperaturat në minus gradë, do të ketë erëra të forta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër e pasnesër temperaturat do të shkojnë në minus gradë. “Do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër e pasnesër temperaturat do të shkojnë në minus gradë.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 6-22 m/s, ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë më e madhe.












