‘Në vija të trasha’ – Kështu e njoftoi Kurti Avdullah Hotin për heqjen e taksës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se sot ka pasë një takim me zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti para se të bëjë të ditur në konferencë vendimin për largimin e taksës 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. “Sot kam pasë takim në mesditë me Avdullah Hotin dhe në vija të trasha e kam njoftuar se […]
“Sot kam pasë takim në mesditë me Avdullah Hotin dhe në vija të trasha e kam njoftuar se sot do të dal me qëndrimin sa i përket reciprocitetit në njërën anë dhe heqjes së tarifës 100 përqind për lëndën e parë që vjen nga Serbia në anën tjetër”, deklaroi Kurti.
Hoti sot me anë të një postimi në rrjetin social Facebook kishte thënë se taksa 100 përqind duhet të largohet nga Qeveria e Kosovës.












