Muja tregon se cilët janë ministrat më të mirë nga LVV e LDK në Qeverinë Kurti

Muja tregon se cilët janë ministrat më të mirë nga LVV e LDK në Qeverinë Kurti

Analisti Armend Muja ka komentuar profilet e ministrave të ri të Qeverisë Kurti. Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se zgjedhja e Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës është lajmi më i mirë pas Pavarësisë. “Ai nuk është prodhim i konjukturave biznesore e interesave klanore. Nuk i ka […]

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se zgjedhja e Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës është lajmi më i mirë pas Pavarësisë.

“Ai nuk është prodhim i konjukturave biznesore e interesave klanore. Nuk i ka borxh askujt. Dhe ai i ka kapacitetet njerëzore për t’i dhënë vendit drejtim. Mendoj se ai do t’i jep Kosovës një qeverisje të mirë dhe stabile”.

Analisti thotë se është pozitive që Kurti nuk është krijuar si politikan nga ndonjë lidhje biznesore apo tjetër por ai arriti me mundin dhe punën e tij në këtë pozitë, përcjell Telegrafi.

“Është një mesazh i kirë për të gjithë ata që janë pa prona apo punë”.

Duke folur për raportet që LVV do të ketë me LDK-në në qeveri, Muja thotë se nuk pret ndonjë përplasje të Kurtit me Agim Veliun në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi sipas tij asnjëri nga ta s’do të ketë kontroll në këtë dikaster.

“Kurti do ta emëroj drejtorin e policisë. Është mirë që drejtori aktual të tërhiqet vet pasi është përzgjedhur nga një formacion tjetër që ka qenë në qeveri. Ai vet duhet ta kuptojë këtë gjë”.

Duke komentuar profilet e ministrave të Qeverisë Kurti, Muja ka thënë se është pozitive që gratë kanë dikasteret më të vështira.

Ai ka thënë se nga LDK-ja ka besim te Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

“Lumiri nuk është i vendosur bash në fushën e tij, por kam besim tek ai dhe Besiani. Por mbi të gjitha kam respekt edhe për Anton Qunin. Ai ka qenë ushtarak dhe e respektojë. Nuk do të jetë vështirë për Anton Qunin të jetë ministër i mirë duke ditur edhe Ministria në fjalë ka besim të madh në popull”.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Muja thotë se janë katër figura qendrore që do të përfaqësojnë partinë.

“Arben Vitija dhe Bisnik Bislimi nuk diskutohet që janë të mirë. Më herët e kam fituar besimin te ta. Albulena Haxhiu pavarësisht si është komentuar deri tani, besoj se do të jetë ndër ministret më të mira dhe zoti Konjufca po ashtu”.

Muja thotë se pritshmëri të mëdha ka shumë nga ministria e zonjës Rozeta Hajdari por sipas tij ajo është një grua e ndershme dhe e zonja dhe do të ketë sukses edhe ajo si ministre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?