Mos u stresoni për punën kur nuk je në punë

Mos u stresoni për punën kur nuk je në punë

Shumë pajisje moderne u menduan se do të na ndihmonin të përfundonim punën më shpejt dhe në këtë mënyrë ne do të kishim më shumë kohë të lirë. Por duket se ndodhi e kundërta – punonjësit punojnë po aq orë – por prodhojnë më shumë – ka edhe nga ata që e marrin punën me […]

Shumë pajisje moderne u menduan se do të na ndihmonin të përfundonim punën më shpejt dhe në këtë mënyrë ne do të kishim më shumë kohë të lirë.

Por duket se ndodhi e kundërta – punonjësit punojnë po aq orë – por prodhojnë më shumë – ka edhe nga ata që e marrin punën me vete dhe e mbyllin në shtëpi.

Email-i, kompjuterët dhe smartphone-t i vënë disi nën presion punonjësit para punëdhënësve dhe nuk është çudi që shumë të ndihen të paaftë që të “shkëpusin prizën” dhe t’i shpëtojnë stresit të punës.

Të ndash punën nga jeta personale mund të duket një sfidë, por është e nevojshme për të ripërtërirë energjitë.Më poshtë janë tri këshilla se si t’ia dilni mbanë…

1.Bëni një listë të punëve që keni për të bërë nesër para se të largoheni

Para se të largoheni nga puna, bëni një listë se çfarë keni për të bërë mëngjesin tjetër kur të mbërrini në punë. Nënvijëzoni gjithçka ju duhet të merrni në konsideratë ose të mbani mend.

Listën e punëve që duhet të përmbushni lëreni në tryezën tuaj të punës apo në ndonjë vend tjetër të përshtatshëm.Mund të largoheni në këtë pikë nga puna dhe ta fshini listën nga mendja juaj.

Në këtë mënyrë, ju do të jeni gati për të filluar ditën nesër dhe të shijoni mbrëmjen tuaj.

2.Kontrollojeni email-in e punës në punë – dhe vetëm në punë.

Disa mund të zgjedhin të mos e hapin adresën e email-it të punës nga celulari.

Në fillim mund të duket e vështirë të hiqni dorë nga zakoni i kontrollimit të email-it të punës ndërkohë që kontrolloni për mesazhet që ju kanë nisur miqtë, por duhet të dini që ia vlen barra qiranë.

Përdoreni kohën tuaj për të biseduar me miqtë dhe kohën e punës për të lexuar dhe për t’iu përgjigjur email-eve të punës.

3. Vini “kujdesin ndaj vetes” në agjendën tuaj.

“Kujdesi ndaj vetes” u referohet atyre gjërave që ju bëni për veten, që ju bëjnë të ndiheni mirë, të shëndetshëm dhe që çojnë drejt një jete të balancuar.

Kjo do të thotë, për shembull që të lini ndonjë vizitë tek mjeku apo dentisti.

Ruani kufijtë personalë duke shënuar takime personale në kalendarin tuaj të punës.

Nuk është e nevojshme të shkruani të gjithë të dhënat, por është e domosdoshme që ju të keni kohë të lirë për jetën tuaj personale.

Ju do të ndiheni më pak të stresuar nëse ju i përkushtoheni atyre gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë apo duke takuar miqtë e të afërmit. Në fund të fundit, njerëzit kanë nevojë për t’u çlodhur.

Nëse ju mendoni për punën, planifikimin e punës ose shqetësoheni për të ndërkohë që jeni në shtëpi – në të vërtetë ju jeni ende në punë. Ju nuk jeni duke iu gëzuar kohës suaj të lirë.

Ne të gjithë kemi nevojë për kohë të lirë – pra punoni kur jeni në punë dhe lëreni punën fizikisht dhe mendërisht në fund të ditës suaj të punës.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar