Molliqaj: Për Albin Kurtin gjithçka është në pazar

Molliqaj: Për Albin Kurtin gjithçka është në pazar

Kryetari i PSD’së ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për largimin e pjesshëm të taksës ndaj produkteve serbë dhe boshnjake. Molliqaj ka thënë se Kurti po e heq taksën për shkak se i është rrëzikuar karriga e tij. “Kurti po e heq taksën ndaj Serbisë, jo sepse ka projekt të vetin përmes të cilit […]

Molliqaj ka thënë se Kurti po e heq taksën për shkak se i është rrëzikuar karriga e tij.

“Kurti po e heq taksën ndaj Serbisë, jo sepse ka projekt të vetin përmes të cilit do ta zgjidhë problemin në mes Kosovës e Serbisë. Sepse nga projektet e tij tashmë është zhveshur. Kurti po e heqë taksën veç për shkak të presionit që po i bëhet karriges së tij të Kryeministrit”, ka shkruar ai.

Tutje Molliqaj ka thënë se për Albin Kurti gjithçka është në pazar.

“Gjithçka qenka në pazar për Kurtin – ashtu siç ishte edhe për të tjerët para tij. E vetmja gjë e rëndësishme për të mbeti imazhi. Imazhi i një politikani gjoja ndryshe nga të tjerët. Prandaj krejt çka do të bëjë Kurti janë simbolikat që e ruajnë imazhin e tij, dhe kompromiset e dëmshme që ia ruajnë pushtetin”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij i plotë:

PËR TË ARDHUR NË PUSHTET, E ZHVESHI VETEN DHE PARTINË,
PËR TA RUAJTUR PUSHTETIN, PO E ZHVESHË EDHE KOSOVËN

Për të ardhur në pushtet, Kurti dhe VV-ja e zhveshën vetën nga çdo parim e projekt politik. Hoqën dorë nga çdo kauzë mbi të cilën u ndërtuan e nga çdo premtim madhor që e kishin bërë. Por s’mjaftoi ardhja në pushtet. Tash Kurti don që ta mbajë pushtetin me çdo kusht. E për ta mbajtur pushtetin, ka filluar ta zhveshë Kosovën nga çfarëdo pozicioni i drejtë e i volitshëm negociues.

Kurti po e heq taksën ndaj Serbisë, jo sepse ka projekt të vetin përmes të cilit do ta zgjidhë problemin në mes Kosovës e Serbisë. Sepse nga projektet e tij tashmë është zhveshur. Kurti po e heqë taksën veç për shkak të presionit që po i bëhet karriges së tij të Kryeministrit.

Kurti po e heq taksën – kërkesë kjo që vjen nga Serbia – jo për të zbatuar një plan alternativ; jo për të vendosur reciprocitetin që e premtoi; as për të zhvilluar një dialog të ri, në baza të reja e me plan të ri. Kurti po e heq taksën sepse i është nënshtruar tërësisht projektit të vjetër negociues me Serbinë; sepse i është nënshtruar çfarëdo projekti që i ofrohet e që ia ruan pushtetin.

Sot po e shohim se si ai edhe luftën me Thaçin, nuk e kishte pasur kurrë si luftë kundër projektit të tij, por si luftë për të zënë vendin e tij – por që në fund përfundoi duke i shkuar prapa i zhytur tërësisht në projektin e Thaçit.

Gjithçka qenka në pazar për Kurtin – ashtu siç ishte edhe për të tjerët para tij. E vetmja gjë e rëndësishme për të mbeti imazhi. Imazhi i një politikani gjoja ndryshe nga të tjerët. Prandaj krejt çka do të bëjë Kurti janë simbolikat që e ruajnë imazhin e tij, dhe kompromiset e dëmshme që ia ruajnë pushtetin.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?