Mirena: Fytyrat e Mustafës dhe Kurtit sot nuk shprehnin shpresë por molisje e dëshpërim

Në Debat Plus të RTV Dukagjinit po diskutohet sonte mbi marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Analisti Ilir Mirena ka përmendur një aspekt shumë interesant të konferencës së përbashkët për media mes liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafës. Të dy sot në mëngjes prezantuan finalizimin e marrëveshjes politike për […]
Të dy sot në mëngjes prezantuan finalizimin e marrëveshjes politike për qeverinë e re të Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.
“Mund të jetë simbolike, por unë në fytyrat e dy liderëve sot nuk pashë shpresë por pashë molisje e dëshpërim pas negociatave të gjata për pushtet,” tha z.Mirena gjatë fjalës hyrëse në emision.
Ai po ashtu deklaroi se ishte zhgënjyese për qytetarët që kishin votuar këto parti duke i parë derisa nuk merreshin vesh për pozita, ashtu si qeveritë e mëhershme.
Të ftuar në emisionin në fjalë janë edhe Arben Ahmeti, Arton Demhasaj, Vehbi Kajtazi, Fidan Rama dhe Armend Ibrahimi. /Periskopi












