Ministria e Shëndetësisë: Kosova me plan gatishmërie për Koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë: Kosova me plan gatishmërie për Koronavirusin

Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të premten planin e gatishmërisë dhe reagimit për Coronavirusin , Covid-19 (Verzioni 1.0), pjesë e të cilit janë edhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë këtyre ditëve me qëllim të përgatitjes për ballafaqim me raste eventuale të këtij virusi. Sipas […]

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë, ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivite ndërsektoriale, ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut; menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin; organizimin institucioal; hulumtimin dhe reagimin; si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut.

“Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemis ë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër. Masat e ndërmarra deri më tani janë koordinuar me Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe kanë marrë paraasysh dhe udhëzuesit e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse (ECDC) dhe deri tash janë duke u zhvilluar sipas Planit të gatishmërisë. Ky plan gjithashtu detajon edhe mënyrat e menaxhimit klinik të rasteve, masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, kapacitetet laboratorike dhe ato të trajtimit. ndërlidhjen midis niveleve të kujdesit shëndetësor me agjensionet dhe institucionet e tjera jashtë sektorit shëndetësor dhe shumë masa të tjera, të cilat mund të modifikohen varësisht prej zhvillimit të situatës në vend dhe në nivelil global lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Komiteti, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, do t’i kërkojë Qeverisë edhe ndërmarrjen e masave shtesë për krijimin e kapaciteteve (të identifikuara tashmë) për aplikimin e masave spcifike si karantina në rast nevoje.

“Në procesin e zbatimit të Planit të gatishmërisë dhe reagimit janë të përfshirë Ministria e Shëndetësisë (MSh); Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK); Qendra Klinike Universitare – Klinika Infektive dhe Qendra Emergjente (QKUK/KI, QE); Spitalet rajonale, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME); Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM); Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AUV); Forca e Sigurisë së Kosovës – Ministria e Mbrojtes (FSK, MM); Policia e Kosovës (PK); Inspektoriati Shëndetësor dhe ai Sanitar; Drejtoritë Komunale të Shëndetësisë; Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF); Qendrat sentinel për rastet me grip (ILI), ARI dhe SARI dhe Coronavirusin e ri COVID-19. Gjithashtu, varësisht nga burimi dhe rruga e përhapjes së infeksionit, në proces përfshihen edhe institucione tjera: Shërbimet veterinere komunale; Institucionet dhe organizmat të identifikuar nga Qeveria; Partnerët tjerë relevantë, thuhet në njoftim.

Komitetit për Sëmundje ngjitëse, bën të ditur se për momentin në Kosovë nuk ka raste me coronavirus, dhe tash për tash, po punohet në baza ditore për komunikimin e rrezikut dhe informimin e popullatës, megjithëse vërehet, se në mungesë informacioni, ka edhe individë të ndryshëm që ndonjëherë, ndoshta pa qëllim, shkaktojnë konfuzion e panikë me gjysëminformata rreth trajtimit të kësaj çështje në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?