Ministria e Abdixhikut: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit përmes një komunikate ka njoftuar se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët e vendit të cilat janë në përgjegjësi të ministrisë, janë të pastruara Ministria ka bërë të ditur se edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme. “Kompanitë e kontraktuara […]
Ministria ka bërë të ditur se edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme.
“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostradave, të mbikëqyrura vazhdimisht edhe nga përgjegjësit e ministrisë. Theksojmë se edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thekson komunikata.
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në vozitje.
Po ashtu, ministria ka vënë në dispozicion numrat e telefonit ku qytetarët mund të kontaktojnë për emergjencat që mund të kenë në lidhje me rrugët.
“Ministri Lumir Abdixhiku, i cili që nga mbrëmë është në përcjellje të situatës nga afër, u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme. Për çdo emergjencë që mund të keni lidhur me rrugët që janë në përgjegjësi të MIT, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra: 044 130 069 dhe 044-158-914.”, thuhet në komunikatë./Periskopi/












