Ministri i Qeverisë Kurti i bëri ofertë për këshilltar politik, të akuzuarit për korrupsion

Ministri i Qeverisë Kurti i bëri ofertë për këshilltar politik, të akuzuarit për korrupsion

Ministri i ri i Mbrojtjes, Anton Quni, i ka ofruar pozitën e këshilltarit politik, ish-ministrit Rrustem Berisha, i cili ka një akuzë që atë e ngarkon me keqpërdorim të pozitës zyrtare. Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës të ministrit, Anton Quni që vjen nga radhët e LDK-së, i ka ofruar pozitën e këshilltarit, ish-ministrit të […]

Ministri i ri i Mbrojtjes, Anton Quni, i ka ofruar pozitën e këshilltarit politik, ish-ministrit Rrustem Berisha, i cili ka një akuzë që atë e ngarkon me keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës të ministrit, Anton Quni që vjen nga radhët e LDK-së, i ka ofruar pozitën e këshilltarit, ish-ministrit të këtij dikasteri, Rrustem Berisha, që vjen nga radhët e AAK-së.

Quni e Berisha, ndryshe kanë qenë edhe bashkëluftëtarë në brigadën “Agim Ramadani”, të cilët kishin mbajtur edhe pozita komanduese.

Por, Berisha që deri sot ka qenë ministër i Mbrojtjes, ka kohë që ngarkohet me një akuzë në rastin e njohur si “Veteranët”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kishin mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës parazgjedhore, duke mos kandiduar asnjë person për deputet që ka aktakuzë për korrupsion.

Këto dy parti, ishin zotuar gjithashtu se as në kabinetin qeveritar nuk do të caktonin zyrtar që ngarkohen me vepra penale të korrupsionit.

Me të pranuar detyrën e ministrit, të mërkurën, Anton Quni ka kërkuar nga ish-ministri, Rrustem Berisha, që të bëhet këshilltar i lartë politik.

“Unë do të kërkoja nga ju që të jeni bashkëpunëtori im më i ngushtë, këshilltari im i lartë politik për çështjet në të ardhmen. Pa marrë parasysh momenteve, pozicioneve përgjegjësive, mikut tim ju kam drejtuar gjithmonë me titullin komandant. Po bëhen 22 vite që ne njihemi, ka pasur edhe situata gjatë luftës që kemi deleguar përgjegjësi. Po e pranoj një detyrë nga një mik i imi në të cilin kam shumë besim për punët e mira që i ka bërë gjate luftës dhe pas luftës”, ka thënë Quni.

Ish-ministri, Rrustem Berisha, ka deklaruar se do ta pranonte një pozitë të tillë, duke u shprehur i nderuar me një ofertë të tillë.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, ish-ministri Berisha, ka thënë se ende nuk ka vendosur për një ofertë të tillë, mirëpo ka shtuar se atë do ta shqyrtojë në ditët në vazhdim.

“Betimi për Drejtësi”, ka provuar të kontaktojë edhe me ministrin Quni, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se qeveria e re, nuk duhet të emërojë asnjë zyrtar në kabinetin e saj, që ngarkohet me aktakuzë për korrupsion.

“Qeveria Kurti sfidën e parë e kaloi me sukses, as edhe një anëtar i kabinetit qeveritar me aktakuzë për korrupsion. Ëell done! Sfida dy do jetë as edhe një zëvendës ministër i akuzuar për korrupsion. Mbetet të shihet! Sfida tre do jetë as edhe një këshilltar në qeveri dhe ministritë e linjës të mos jetë i akuzuar për korrupsion poashtu! Si duket shumë shpejtë një i akuzuar për korrupsion do caktohet këshilltar një ministri. Nuk guxon të ndodh! Qeverisje e mirë dhe me duar të pastra!”, ka shkruar Miftaraj në rrjetin social “facebook”.

Në rastin e njohur si “Veteranët”, së bashku me Rrustem Berishën për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, akuzohen edhe ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.

Ata akuzohen për kohën sa ishin pjesë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së. /BetimipërDrejtësi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?