Ministri Agim Veliu injoron Vjosa Osmanin, nuk merr pjesë në seancë

Vjosa Osmani ka marrë votat e nevojshme për t’u bërë kryetare e Kuvendit të Kosovës. Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ajo ka marrë besimin e koalicionit VV-LDK. Osmani ka thënë se është nder për të që të udhëheqë me organin më të lartë shtetëror. Ndërkaq, ajo ka falenderuar ambasadorët, mediat e […]
Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ajo ka marrë besimin e koalicionit VV-LDK. Osmani ka thënë se është nder për të që të udhëheqë me organin më të lartë shtetëror.
Ndërkaq, ajo ka falenderuar ambasadorët, mediat e sidomos qytetarët që, siç tha ajo, u qëndruan afër gjithë këto kohë.
Mirëpo, ndonëse shumica që ishin në sallë duartrokitën, ishte një ministër i Qeverisë Kurti.
Agim Veliu nuk ka marrë fare pjesë në këtë seancë.
Vjosa Osmani, ndërkohë, ka shtrënguar duart më secilin ministër, zëvendëskryeministra dhe kryeministrin, por vetëm tek ulësja e Agim Veliu nuk pati nevojë të shkojë.
Ndryshe, me zgjedhjen e Osmanit në krye të Kuvendit, është përmbyllur krijimi i institucioneve nga dy partitë partnere.












